Thursday, December 9, 2021
Home Lajme Droga, qentë, mbeturinat, pushtojnë Gostivarin

Droga, qentë, mbeturinat, pushtojnë Gostivarin

Gostivari ,një qytet ndryshe i “qeverisur”,të paktën kështu shprehen autoritetet drejtuese atje,por realiteti është ndryshe dhe në këtë vijë janë edhe qytetarët e shumtë që e shprehin mllefin e tyre nëpër rrjetet sociale dhe kudo tjetër informon Tetovasot.

Kronika e zezë është e mbushur çdo ditë e më shumë me arrestime të shumta që bën policia në kapjen e autorëve të ndryshlm që kapen me drogë në sasi të mëdha.Qyteti është i “mirëqeverisur”vetëm nga ata që e drejtojnë atë por në fakt nuk ndodhë kështu sepse ai vazhdon të jetë i mbytur çdo ditë e më shumë edhe nga mbeturinat dhe qentë endacakë që kanë pushtuar çdo skaj të qytetit dhe shumë qytetarë vazhdojnë ta pësojnë nga kafshimet që janë bërë thuajse përditshmëri.

Gjatë ditës së djeshme, rreth orës 21.45, në lagjen “Ilindenska” në afërsi të një lokali, nëpunësit policor nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, kanë arrestuar A.R(38) nga Republika e Shqipërisë, Sh.I(28)nga Haraçina dhe B.T(32) nga Shkupi.

Gjatë kontrollit që është kryer në automjetin e tyre me targa të Shqipërisë, në bagazh është gjetur sasi e madhe e marihuanës, ndërsa të tre personat janë mbajtur në Stacioni policor në Gostivar.

Gjatë mbrëmjes, me urdhër paraprak nga gjykata, në orët e hershme të mëngjes prej 02.45 deri 04.00, është kryer bastisje në banesën e A.R, me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar, 2 valixhe të mëdha udhëtimi me marihuanë, një çantë me marihuanë, peshore digjitale dhe makinë elektrike për paketim të marihuanës. Më masë totale është gjetur 40 kg marihuanë.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tre personave do të ngritet padi penal për veprën “prodhim dhe shitje e palejuar e lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope” e dënuar me Kodin penal, sipas nenit 215.

RELATED ARTICLES

Kryediplomati Osmani pret në takim Lazim Destanin: Prioritet bashkëpunimi

Presidenti i nderit i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare z. Lazim Destani ka zhvilluar një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të...

Taravari pranon që shpif: Nuk kam dëshmi për Kastriotin

Sekretari gjeneral i Aleancës për Shqiptarët dhe kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari në emisionin "Vetëm e Vërteta" ka pranuar se shpif për...

Sela, Taravari apo të dy bashkë do të bartin përgjegjësi për fiaskon zgjedhore të Aleancës?

Pas fiaskos në zgjedhjet e fundit lokale të Aleancës për Shqiptarët, po bëhen të fuqishme zërat brenda strukturave partiake të këtij subjekti politik dhe...

Most Popular

Melisa e fillon mbarë me Bye

Melisa është me prejardhje nga Tirana por jeton dhe vepron në Gjermani. Ajo sjellë projektin e parë të titulluar Bye, është punuar nga Zzap...

Valentin Kuqi-Vali gati këngën e dashurisë së tij

Artisti Valentin Kuqi po bëhet gati të na sjellë një super baladë. Në fakt ai e kishte treguar se kjo këngë do të ishte...

Valentin Kuqi-Vali gati këngën e dashurisë së tij

Artisti Valentin Kuqi po bëhet gati të na sjellë një super baladë. Në fakt ai e kishte treguar se kjo këngë do të ishte...

Humanisti i njohur Isa Mjeku ka një urim special per bashkeshorten

Në familjen e njohur të humanistit Isa Mjeiu ia festë pasi bashkëshortja e tij ka ditëlindjen dhe ai ka postuar këto fjalë të bukura...