Monday, December 6, 2021
Home Lajme Grubi, Bekteshi dhe Nuredini përuruan rrjetet e ujësjellësit në Llojan, Sllupçan dhe...

Grubi, Bekteshi dhe Nuredini përuruan rrjetet e ujësjellësit në Llojan, Sllupçan dhe Orizare të komunës së Likovës

Likovë, 23 Gusht – Sot, Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi i shoqëruar nga ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor z. Naser Nuredini dhe ministri i Ekonomisë z. Kreshnik Bekteshi kanë vizituar komunën e Likovës e më saktësisht vendbanimet Llojan, Sllupçan dhe Orizare.

Në vendbanimin Llojan është përuruar fillimi i punimeve për ndërtimin e rrjetit sekondar të ujësjellësit. Qeveria për këtë projekt nga Programi TAV i ka ndarë komunës së Likovës shumën prej 22.021.091,95 denarë, ndërkohë që krahas këtij projekti në këtë vendbanim bëhet edhe rekonstruimi i rezervuarit për ujë të pijshëm.

Zëvendëskryeministri i parë Grubi më tej ka qëndruar edhe në Sllupçan ku gjithashtu është përuruar fillimi i punimeve të sistemit të furnizimit me ujë të pijshëm, projekt ky në vlerë prej 27.934.673,00 denarë. Ky projekt financohet në bashkëpunim mes ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe komunës së Likovës.

Fshati Orizare ishte destinacioni tjetër ku qëndroi për vizitë sot Zëvendëskryeministri i parë Grubi, ku gjithashtu është përuruar fillimi i punimeve për realizimin e projektit për rrjetin e ujësjellësit, projekt ky i financuar nga ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në vlerë prej 32.452.614,00 denarë.

Me këto projekte që Qeveria i financon për komunën e Likovës, po rrumbullaksohen projektet në disa prej fshatrave të komunës së Likovës, sa i përket furnizimit me ujë të pijshëm.

RELATED ARTICLES

Vargje prekëse nga Saranda Ademi për vëllaun që iku në moshë të re

Ende nuk i besohet askujt që një djalë i ri, një punëtor i shkëqyshëm i bankes TEB, i bukur, i matur dhe kaq i...

Grubi për Tv24: Askush nuk e mbron pronarin e Besa Trans

Zëvendëskryeministri i parë Grubi në emisionin 24 Analizë ka theksuar se askush nuk e mbron pronarin e “Besa Trans”.  Jo, zero, kurrë. Në asnjë...

Grubi për Tv24: Do ketë përgjegjësi për aksidentin në Bullgari

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi në emisionin 24 Analiza në lidhje me aksidentin e autobusit në Bullgari ku humbën jetën 45 persona tha se...

Most Popular

Bianca Junzell vjen plot energji, rezaton në fotosesionin e ri

I është rikthyer muzikës pas një pauze të gjatë, krijoi këngë të reja dhe një album me këngë të përpunuara. Bianca Junzell në një...

Kjo është Linda, frizerja shqiptare me famë në Zvicër

Është nga ato gra që nuk i marrin parasysh sfidat, mundimet dhe nuk dorëzohen. Lindita Iseni Emerllahu, për të gjithë e njohur si Linda,...

Ky është talenti Anton i këngës ” Pa ty”

Quhet "Pa ty" kënga që ka pak ditë që është publikuar nga këngëtari i ri por mjaft me stil e talent Anton Pervorfi. Djaloshi...

Vargje prekëse nga Saranda Ademi për vëllaun që iku në moshë të re

Ende nuk i besohet askujt që një djalë i ri, një punëtor i shkëqyshëm i bankes TEB, i bukur, i matur dhe kaq i...