Thursday, December 9, 2021
Home Lajme Grubi: Qeveria qëndron prapa komunës së Çairit për projekte të mbara

Grubi: Qeveria qëndron prapa komunës së Çairit për projekte të mbara

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi i shoqëruar nga ministrat Bujar Osmani, Kreshnik Bekteshi dhe Naser Nuredini si dhe kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu kanë qëndruar për vizitë në lagjen Seravë me rastin e fillimit të punimeve për ndërtimin e Rrjetit të ujësjellësit, kanalizimit fekal dhe atmosferik në më shumë rrugë të kësaj lagje. Për realizimi i këtij projekti janë ndarë mbi 1 milionë euro, ndërsa mjetet janë siguruar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes Programit TAV.

“Dua të përcjellë para jush që me angazhimin e Qeverisë të gjitha mjetet e destinuara për ndërtimin e Aeroportit cargo në Shtip tashmë ne i kemi ridestinuar me vendim qeveritar për të zhvilluar projekte në të gjitha komunat tona, 36 milionë euro dhe siç po mund të vëreni përmes mediave por edhe në komunat që jetoni në të gjitha vendbanimet. Nuk ka komunë që nuk ka projekte që nuk realizohen përfshirë këtu edhe komunën e Çairit të cilës ia përkrahim të gjitha projektet me të cilat ka aplikuar në Qeveri, dhe këtë nuk e them rastësisht sepse dua të theksoj para juve bashkëqytetarë se në emër të të gjithë neve në Qeveri se qëndrojmë prapa Visar Ganiut dhe komunës së Çairit dhe projekteve ashtu siç po zhvillohen”, – është shprehur kështu Zëvendëskryeministri i parë, Grubi.

Sipas Grubit, ky nuk është projekt i vetëm në komunën e Çairit, pasiqë së shpejti do të fillojë realizimi edhe i dy projekteve të tjera përmes ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, për përmirësimin e jetës së qytetarëve në komunën e Çairit.

“Sot jemi këtu për të promovuar një nga projektet e TAV Programit fillimin e punimeve por shumë shpejtë do të vijojmë edhe me dy projekte tjera me ministrinë e Mjedisit Jetësorë dhe Planifikimit Hapësinor për të përmirësuar jetën e qytetarëve në komunën e Çairit, pra theksi i prezencës tonë këtu është që ne po qëndrojmë prapa projekteve të Visar Ganiut në komunën e Çairit dhe jemi garantues të realizimit të tyre së bashku”, ka thënë më tej para të pranishmëve, Grubi.

RELATED ARTICLES

Kryediplomati Osmani pret në takim Lazim Destanin: Prioritet bashkëpunimi

Presidenti i nderit i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare z. Lazim Destani ka zhvilluar një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të...

Taravari pranon që shpif: Nuk kam dëshmi për Kastriotin

Sekretari gjeneral i Aleancës për Shqiptarët dhe kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari në emisionin "Vetëm e Vërteta" ka pranuar se shpif për...

Sela, Taravari apo të dy bashkë do të bartin përgjegjësi për fiaskon zgjedhore të Aleancës?

Pas fiaskos në zgjedhjet e fundit lokale të Aleancës për Shqiptarët, po bëhen të fuqishme zërat brenda strukturave partiake të këtij subjekti politik dhe...

Most Popular

Melisa e fillon mbarë me Bye

Melisa është me prejardhje nga Tirana por jeton dhe vepron në Gjermani. Ajo sjellë projektin e parë të titulluar Bye, është punuar nga Zzap...

Valentin Kuqi-Vali gati këngën e dashurisë së tij

Artisti Valentin Kuqi po bëhet gati të na sjellë një super baladë. Në fakt ai e kishte treguar se kjo këngë do të ishte...

Valentin Kuqi-Vali gati këngën e dashurisë së tij

Artisti Valentin Kuqi po bëhet gati të na sjellë një super baladë. Në fakt ai e kishte treguar se kjo këngë do të ishte...

Humanisti i njohur Isa Mjeku ka një urim special per bashkeshorten

Në familjen e njohur të humanistit Isa Mjeiu ia festë pasi bashkëshortja e tij ka ditëlindjen dhe ai ka postuar këto fjalë të bukura...