Monday, November 29, 2021
Home Lajme Taravari paralajmëron largim nga ASH bashkë me Selën

Taravari paralajmëron largim nga ASH bashkë me Selën

Sekretari gjeneral i Aleancës për shqiptarët, Arben Taravari gjatë intervistës në Kanal5, me shumë dëshprim tregoi detaje mbi koalicionin e tyre me VMRO-në, duke dashur të njejtën të arsyetojë si VMRO e Gruevskit dhe VMRO e Mickoskit, duke mos harruar ishin të njejtët ata të cilët sa nuk e mbytën kryetarin e partisë së tij.

Gjatë bisedës, tek Taravari vërehej një mosbesim si në vete ashtu edhe tek ajo se si do të reagojë më tej anëtarësia pas këtij koalicioni. Madje ai theksoi se shpreson që koalicioni do të funksionojë.

Më tej, Taravari në intervistë për Kanal5 i pyetur se a do e përkrahin kandidatin e VMRO-së në Shkup, fillimisht tha se nuk e din kush është kandidat i tyre e më pas elaboroi CV-në e Danela Arsovskës e cila është kandidat i VMRO-së, e pas përmendi edhe anëtarësinë e partisë së tij në Shkup duke folur me dëshprim nëse do e përkrahin këtë kandidaturë në zgjedhjet lokale.

Taravari më shumë fliste sikur koalicionin e ka bërë në mënyrë individuale pasiqë kërkonte mbështetjen për të në Gostivar duke theksuar se në të shumtën e rasteve kërkesa për mbështetje bëhet individuale e jo partiake, theksoi kështu Taravari gjatë intervistës.

I pyetur më tej nëse dëshiron të zë vendin e Selës, ai tha se të dy funksionojnë njësoj dhe se shumë shpejtë do të largohen bashkë nga drejtimi i partisë duke lënë hapësirë për njerëz të ri.

RELATED ARTICLES

Grubi – Geer: Kontesti me Bullgarinë të mbyllet sa më shpejtë, koha për datë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot ka pritur në takim ambasadorin e BE-së në...

Grubi – Kyuchyuk: Falenderim ndaj Bullgarisë për profesionalizmin dhe menaxhimin e situatës

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi i shoqëruar nga eurodeputeti Ilhan Kyuchyuk, ministri i Ekonomisë,...

Nëntori i dy ushtrive dhe i pabarazisë ndërkombëtare

Kosova i ka pasur dy ushtri. Ushtrinë e popullit, UÇK-në. Dhe, pas shpalljes së pavarësisë, FSK-në, e cila sot shënon ditën e saj. Nesër,...

Most Popular

Këshilltarët e BDI-së në Shkup kërkojnë seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Qytetit të Shkupit për aksidentin tragjik në Bullgari

Grupi i këshilltarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim së bashku me grupin e këshilltarëve të LSDM-së në Këshillin e Qytetit të Shkupit parashtruan iniciativë...