Monday, December 6, 2021
Home Lajme A rrezikon LSDM ta humbë për herë të parë në histori Kumanovën...

A rrezikon LSDM ta humbë për herë të parë në histori Kumanovën shkaku i Dimitrievskit?

Zhvillmet e fundit po na japin sinjale se Kumanova do të jetë një nga komunat ku gara elektorale do të jetë shumë e ashpër, pasi kryetari aktual i cili vinte nga rradhët e LSDM-së ka deklaruar se në zgjedhjet e tetorit do të garoj si kandidat i pavarur, kjo mund të sjellë ndoshta edhe befasinë më të madhe të këtyre zgjedhjeve, pasi kjo mund të rezultojë me humbjen e kësaj komune nga Social-Demokratët e cila ka qenë bastion i tyre që nga fillesat e pluralizmit politike në vendin tonë.

Kumanova është komuna më e madhe në Maqedoninë e Veriut, fal rëndësisë së saj gjeografike, demografike dhe ekonomike ka qenë në interes të partive politike për ta udhëhequr atë, është fakt i pa mohueshëm se banorët e saj i kanë qëndruar besnik rreshtimit poltik që nga zgjedhjet e para të vendit tonë, ku ajo ka qenë bastion i padiskutueshëm i LSDM-së, shkruan Zhurnal.

Zgjedhjet e fundit lokale prodhuan një rezultat i cili nga ata që nuk e njohin të kaluarën politike të Kumanovës do të ishin befasuar, por jo edhe ato që e njohin mirë këtë elektorat, pasi çdo kandidat që ka garuar në këtë komunë nën siglën e LSDM e ka pasur të “garantuar” fitoren. Është fakt se disa nga kandidatët që ka promovuar kjo parti kanë arritur që të marrin numër shumë të madh të votave duke u siguruar atyre fitoren absolute. Një situatë e tillë ndodhi edhe në zgjedhjet lokale të vitit 2017, ku kjo parti më kandidatin e saj Maksim Dimitrievski mori numër të konsiderueshëm të votave duke fituar që në raundin e parë.

Rezultatet e zgjedhjeve lokale të vitit 2017:

Maksim Dimitrievski (LSDM) 52.53 %
Zoran Gjeorgjievski (VMRO) 29.65 %
Bekim Osmani (ASH) 5.89 %
Driton Sulejmani (BESA) 5.84 %

Maksim Dimitrievski mori mbi 52 % të votave, duke lënë shumë mbrapa kandidatin tjetër të VMRO-së, e që në këtë mënyrë u vazhdua “tradita” e ngjyrimit Social-Demokrat të komunës së Kumanovës.

Vlen të theksohet se partia më e madhe shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) nuk kishte garuar me emër të vet në këtë komunë, por ajo kishte mbështetur atë të partnerit të koalicionit pra Maksim Dimitrievskin e LSDM-së.

Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të korrikut të vitit 2020, e renditën LSDM-në përsëri si parti e parë, por që tani ata kishin marrë më pak vota se sa në zgjedhjet lokale, e tërë kjo mund të thotë se figura e Dimitrievskit ka qenë shumë e rëndësishme për të tërhequr me shumë elektorat.

Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Kumanovë në vitin 2020:

LSDM 38.37 %
VMRO 30.3 %
ASH-AAA 12.6 %
BDI 9.78 %

Në qoftë se bëjmë përllogaritjen në bazë të përqindjeve që kanë marrë partitë politike si koalicione atëherë rezulton se LSDM-BDI kanë marrë 48.17 %, që është më pak për 4.38 % në krahasim me zgjedhjet e vitit 2017. Ndërsa për të njejtën periudhë partitë më të mëdha opozitare si në kampin politik maqedonas edhe në atë shqiptarë kanë shënuar rritje dhe si koalicion ata tani kanë 42.9 %, pra dallimi mes dy koalicioneve është 5.27 % në favor të pozitës.

Fati politik i Kumanovës për herë të parë në historinë e pluralizmit politik është i paqartë, pasi kryetari aktual i qytetit Maksim Dimitrievski ka paralajmruar se do të konkurojë si kandidat i pavarur, e që në të njejtën kohë LSDM ka paralajmruar se shumë shpejt do ta bëjë të njohur për publikun emrin e kandidatit të saj, e kjo do të ndikojë direkt dhe fuqishëm në përçarjen e votës së Social-Demokratëve në këtë komunë, shkruan Zhurnal.

Mosrikandidimi i Maksim Dimitrievskit është ndoshta një gabim shumë i rëndë strategjik i LSDM-së, pasi ai u zgjodh në tre kryetarët më të mir të komunave në Maqedoninë e Veriut, e tërë kjo tregon se ai në pjesën më të madhe ka kryer detyrat dhe ka realizuar premtimet që ka bërë gjatë fushatës zgjedhore.

Që Dimitrievski ka mbështetje në elektoratin kumanovarë e fakton edhe sondazhi i fundit i bërë nga “Block and Roll” duke e renditur Dimitrievskin si kandidatin më mbështetjen më të madhe nga qytetarët me 72.3 %.

Duke qenë se dallimi mes dy koalicioneve në këtë komunë është vetëm 5.27 % në favor të LSDM-BDI, dalja e Dimitrievskit si i pavarur dhe duke parë edhe mbështetjen që ai gëzon mund të shëndrrohet në një problem serioz për koalicionin qeverisës, e që nga e tërë kjo mund të përfitojë pala e tretë që është koalicioni opozitarë VMRO-ASH-AAA , të cilët mund të triumfojnë për herë të parë në Kumanovë dhe ta drejtojnë atë në krye me aktorin Toni Mihajllovski.

Koalicioni LSDM-BDI në zgjedhjet e vitit 2020 mori 4.38 % më pak vota se në zgjedhjet lokale të vitit 2017, atëher këto mund të llogariten si vota të Maskim Dimitrievskit dhe në qoftë se ai edhe si kandidat i pavarur i ruan ato vota, atëher dallimi mes dy koalicioneve do të jetë vetëm 0.87 % në favor të pozitës.

Tetori do të na rezervojë një surprizë interesante pasi në Kumanovë do të kemi një përballje të fuqishme LSDM-LSDM, e tërë kjo mund të rezultojë që Kumanova të kalojë për herë të parë nën drejtimin e VMRO-DPMNE-së.

RELATED ARTICLES

Vargje prekëse nga Saranda Ademi për vëllaun që iku në moshë të re

Ende nuk i besohet askujt që një djalë i ri, një punëtor i shkëqyshëm i bankes TEB, i bukur, i matur dhe kaq i...

Grubi për Tv24: Askush nuk e mbron pronarin e Besa Trans

Zëvendëskryeministri i parë Grubi në emisionin 24 Analizë ka theksuar se askush nuk e mbron pronarin e “Besa Trans”.  Jo, zero, kurrë. Në asnjë...

Grubi për Tv24: Do ketë përgjegjësi për aksidentin në Bullgari

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi në emisionin 24 Analiza në lidhje me aksidentin e autobusit në Bullgari ku humbën jetën 45 persona tha se...

Most Popular

Bianca Junzell vjen plot energji, rezaton në fotosesionin e ri

I është rikthyer muzikës pas një pauze të gjatë, krijoi këngë të reja dhe një album me këngë të përpunuara. Bianca Junzell në një...

Kjo është Linda, frizerja shqiptare me famë në Zvicër

Është nga ato gra që nuk i marrin parasysh sfidat, mundimet dhe nuk dorëzohen. Lindita Iseni Emerllahu, për të gjithë e njohur si Linda,...

Ky është talenti Anton i këngës ” Pa ty”

Quhet "Pa ty" kënga që ka pak ditë që është publikuar nga këngëtari i ri por mjaft me stil e talent Anton Pervorfi. Djaloshi...

Vargje prekëse nga Saranda Ademi për vëllaun që iku në moshë të re

Ende nuk i besohet askujt që një djalë i ri, një punëtor i shkëqyshëm i bankes TEB, i bukur, i matur dhe kaq i...