Tuesday, November 30, 2021
Home Lajme Koalicionin mes VMRO-së dhe Aleancës, Grubi e quajti “Koalicioni 27” – Është...

Koalicionin mes VMRO-së dhe Aleancës, Grubi e quajti “Koalicioni 27” – Është romancë e projekteve monoetnike

Koalicionin u popullarizua në rrjetet sociale duke e quajtur si “Koalicioni 27” sepse u arrit me 27-tin e këtij muaji dhe i ngjan një 27-ti tjetër jo të famshëm në historinë mes dy partive politike, u përgjigj sot Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi në pyetjen gazetareske që të komentojë koalicionin mes VMRO DPMNE-së dhe Aleancës për Shqiptarët në zgjedhjet lokale të rradhës.

Grubi ju uroi shumë sukses dhe theksoi se votuesit e Aleancës do të votojnë për Nikola Gruevskin, respektivisht Hristijan Mickovskin.

“Shpresoj se votuesit e Aleancës me gjithë atë entuziazëm do të votojnë për Nikolla Gruevskin, respektivisht për Hristijan Mickovskin dhe poashtu votuesit e VMRO DPMNE-së me gjithë zemër dhe entuziamin që kanë do të votojnë për Zijadin Selën në të gjitha ato komuna ku ata do të garojnë.Pres që ta publikojnë atë marrëveshje dhe ti shikoj reagimet e votuesve të tyre. Nëse i shikojmë reagimet e para të përkrahësve të tyre në rrjetet sociale nuk janë shumë entuziast dhe të lumtur për arritjen e “Koalicionit 27” – thotë Grubi.

Për përkrahjen nga ana e Aleancës për Shqiptarët ndaj kandidates së pavarur për kryetare të Qytetit të Shkupit, Daniela Arsovska, e cila mori përkrahjen edhe nga VMRO DPMNE-ja, Grubi thotë se kjo është vazhdim i romances për projekte monoetnike.

“Shpreh keqardhje që opozita shqiptare vazhdon me përrallën për një Shkup në anën e majtë, për një Shkup tjetër në anën e djathtë dhe për një Shkup për njërën palë dhe një Shkup për palën tjetër duke përkrahur kandidat të VMRO DPMNE-së përmes një truku të lirë për kandidaturë të pavarur, ndërsa nuk përkrah përrallën për Shkupin e të gjithëve, të mos ketë anë të majtë dhe të djathtë të Vardarit, të zhvillohet si një Shkup i vetëm, por renditet pas Shkupit 2014, sidoqoftë edhe opozita e sotme shqiptare ishte autore e Shkupit 2014 në vitin 2007 në koalicion me VMRO DPMNE-në, kështu që kjo është vetëm një vazhdim i gjithë asaj romance të projekteve monoetnike”, thotë Grubi.

RELATED ARTICLES

S’kanë të ndalur ofendimet e Aleancës ndaj Alternativës

Deri pak kohë më parë në koalicion në frontin e përbashkët opozitarë ndërsa tani situata ka ndryshuar mes dy partive shqiptare Alternativës dhe Aleancës...

Grubi – Geer: Kontesti me Bullgarinë të mbyllet sa më shpejtë, koha për datë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot ka pritur në takim ambasadorin e BE-së në...

Grubi – Kyuchyuk: Falenderim ndaj Bullgarisë për profesionalizmin dhe menaxhimin e situatës

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi i shoqëruar nga eurodeputeti Ilhan Kyuchyuk, ministri i Ekonomisë,...

Most Popular

Nëntori i dy ushtrive dhe i pabarazisë ndërkombëtare

Kosova i ka pasur dy ushtri. Ushtrinë e popullit, UÇK-në. Dhe, pas shpalljes së pavarësisë, FSK-në, e cila sot shënon ditën e saj. Nesër,...