Monday, November 29, 2021
Home Lajme VMRO-ASH-Alternativa: “Koalicioni i padëshiruar” apo “Koalicioni i tradhtisë ndaj shqiptarëve”

VMRO-ASH-Alternativa: “Koalicioni i padëshiruar” apo “Koalicioni i tradhtisë ndaj shqiptarëve”

Me të zyrtarizuar koalicionin mes tre partive VMRO-ALEANCA dhe ALTERNATIVA nuk kanë të ndalur fyerjet e përkrahësve të tyre nëpër rrjetet sociale,ë veçanti fyerjet e përkrahësve të Ziadin Selës.

Shumica e votuesve shqiptar ndjehen të tradhtuar nga ky koalicion i cili nuk u prit mirë nga ana e tyre për shkak të kaluarës së hidhur që tani më të gjithë e dimë, përkatësisht ngjarja e 27 Prillit ku u la thuajse i vdekur Ziadin Sela dhe duke mos e harruar atë natë shumica e qytetarëve nuk e falin këtë hap të gabuar të Selës.

Simpatizantët e Alternativës nuk e kanë mirëpritur këtë koalicion i cili po cilësohet si “Koalicioni i tradhtisë”. Me ardhjen e këtij koalicioni para qytetarëve është përfolur shumë edhe e kaluara e përgjakur ku më herët VMRO është quajtur edhe si parti huligane nga vetë krerët e dy partive opozitare shqiptare.

E ardhmja e dy partive duket se është në rrezik dhe po përflitet për një shkëputje të AlternAtivA-s nga ky koalicion për tu bërë pjesë e Qeverisë.

Nga burime brenda partisë së Gashit mësohet se nisur zëri i kundërshtimit duke mos lejuar që të shkojë edhe më tej kjo marrëzi e cila i është servuar qytetarëve dhe votuesve shqiptar.

Fundosja veçse ka filluar dhe këtë po e bëjnë me duart e tyre dy kryetarët e partive shqiptare në opozitë AAA dhe ASH. Votuesit janë të frustruar nga këto veprime qesharake dhe të pamatura për arritjen e koalicionit me VMRO-DPMNE-në antishqiptare.

RELATED ARTICLES

Grubi – Geer: Kontesti me Bullgarinë të mbyllet sa më shpejtë, koha për datë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot ka pritur në takim ambasadorin e BE-së në...

Grubi – Kyuchyuk: Falenderim ndaj Bullgarisë për profesionalizmin dhe menaxhimin e situatës

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi i shoqëruar nga eurodeputeti Ilhan Kyuchyuk, ministri i Ekonomisë,...

Nëntori i dy ushtrive dhe i pabarazisë ndërkombëtare

Kosova i ka pasur dy ushtri. Ushtrinë e popullit, UÇK-në. Dhe, pas shpalljes së pavarësisë, FSK-në, e cila sot shënon ditën e saj. Nesër,...

Most Popular

Këshilltarët e BDI-së në Shkup kërkojnë seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Qytetit të Shkupit për aksidentin tragjik në Bullgari

Grupi i këshilltarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim së bashku me grupin e këshilltarëve të LSDM-së në Këshillin e Qytetit të Shkupit parashtruan iniciativë...