Tuesday, November 30, 2021
Home Showbizz Modeli shqiptar në Amerikë Marndis Curcija, vetëm te Bebe Rexha imazh

Modeli shqiptar në Amerikë Marndis Curcija, vetëm te Bebe Rexha imazh

Ka ndjekur pasionin dhe ëndrrën që ka pasur që kur ishte fëmijë. I kuruar, me klas dhe fashion e mjaft me stil e që të gjithë do të donin ta kishin si imazh. Ky është djaloshi që ka lindur në Shkodër bashkë me ëndrrat e tij e ku udhëtimet dhe jeta në Amerikë i hapën sytë për të realizuar, prekur dhe jetuar botën e modës. Ka një emër mjaft simpatik quhet Marndis Curcija dhe simpatia dhe eleganca e tij ka rënë në sy të një personi me ndikim në modë kur shkodrani ishte duke ndjekur një revy mode të Versace në Miami e ku më pasi personi në fjalë e ka kontaktuar dhe ofruar që të sfilonte në veshjet e Versace.

Kështu ka nisur që dashuria për këtë pasion ti bëhet realitet modelit shqiptar. Ka pasur shumë bashkëpunime me fotografë të ndryshëm e ku Marndis është gjithmonë pas tij ndodhet një fotograf por veçon shumë madje e falenderon gjithmonë publikisht fotografin me famë botërore shqiptarin Fadil Berisha pasi nga ai ka mësuar shumë. Djaloshi plot sharm ka pasion edhe të jetë në krye të rregullimit të ambienteve për dasma dhe evente të mëdha ku ai mbushet me plot dashuri kur shikon se si njerëzit gëzohen dhe argëtohen nga puna e tij. Por shkodrani ka pasur dhe oferta për të qenë në klipe si imazh te këngëtarët amerikanë por duke qenë shumë i zënë nuk i ka pranuar e do të donte një ditë të ishte në videoklimin e shqiptares së famshme Bebe Rexha, madje do ti thonte direkt po pa menduar dy herë idhullit të tij pasi ka qenë gjithmonë një motiv muzika e saj për modelin.

Në fund ne mësojmë se ai pëlqen më shumë jetën në Amerikë për të ushtruar profesionin dhe pasionin që ka pasi atje ka më shumë hapësirë dhe oferta, por nuk do të refuzonte kurrë edhe ndonjë ofertë serioze në Shqipëria nga ndonjë fotograf apo kompani shqipatare, oferat të cilat janë të shumta. Ju mund ta ndiqni atë edhe në instagramin e tij për ta njohur punën dhe për të parë fotot e tij në marndis_curcija.

https://www.instagram.com/p/CSb0wh4I-Mr/?utm_medium=copy_link&fbclid=IwAR2EeMkDKgDeOWoP3maTKJWi3yxf2Bvo4_l4aRXmXnubk9U8X9pswdvH0NI

RELATED ARTICLES

Fatos Ahmati: E veçanta e produksionit tim të fundit; Ja si u prit “Vlla e motër”…!

Një nga zërat më të mirë të muzikës shqiptare, Fatos Ahmati vjen në një rrëfim për produksionin e fundit, dashurinë dhe pasionin e madh...

Feride Dushaj:”Ah moj nanë”, kënga për njeriun e shtrenjtë

Feride Dushaj  është këngëtarja që dashuron muzikën e Veriut, por që këndon edhe rryma të tjera. Ky është pohimi i saj, por edhe një...

Një super baladë ka ardhur nga Durim Halimi

" Lutem" quhet projekti më i ri muzikor ardhur nga këngëtari Durim Halimi . Për tekstin është kujdesur vetë Durimi, e muzika krijuar nga...

Most Popular

S’kanë të ndalur ofendimet e Aleancës ndaj Alternativës

Deri pak kohë më parë në koalicion në frontin e përbashkët opozitarë ndërsa tani situata ka ndryshuar mes dy partive shqiptare Alternativës dhe Aleancës...

Grubi – Geer: Kontesti me Bullgarinë të mbyllet sa më shpejtë, koha për datë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot ka pritur në takim ambasadorin e BE-së në...

Grubi – Kyuchyuk: Falenderim ndaj Bullgarisë për profesionalizmin dhe menaxhimin e situatës

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi i shoqëruar nga eurodeputeti Ilhan Kyuchyuk, ministri i Ekonomisë,...

Nëntori i dy ushtrive dhe i pabarazisë ndërkombëtare

Kosova i ka pasur dy ushtri. Ushtrinë e popullit, UÇK-në. Dhe, pas shpalljes së pavarësisë, FSK-në, e cila sot shënon ditën e saj. Nesër,...