Tuesday, November 30, 2021
Home Lajme Faton Ahmeti zgjedhet shef i shtabit komunal në Tetovë: Nder, privilegj dhe...

Faton Ahmeti zgjedhet shef i shtabit komunal në Tetovë: Nder, privilegj dhe përgjegjësi!

Faton Ahmeti, është zgjedhur shef i Shtabit komunal të kësaj partie për Tetovën, mbledhje ku në atmosferë impozante, mori pjesë edhe lideri i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti.

“Është nder, privilegj dhe përgjegjësi e madhe, që në Zgjedhjet Lokale 2021, të jem Shef i Shtabit Komunal në Tetovë”, ka shkruar z. Ahmeti. Në këtë mbledhje, është konfirmuar kandidatura e Teuta Arifit, për mandatin e tretë.

Postimi i plotë i Faton S. Ahmetit:

Është nder, privilegj dhe përgjegjësi e madhe, që në Zgjedhjet Lokale 2021, të jem Shef i Shtabit Komunal në Tetovë. Sonte, në një atmosferë impozante e gjitha struktura partiake e Tetovës, duke filluar nga Kryetarët e Këshillave vendorë, Anëtarët e kryesisë së degës, Anëtarët e Këshillit Mbikqyrës të Degës, Anëtarët e Këshillit të përgjithshëm nga Dega e Tetovës, Anëtarët e Forumit rinorë dhe të Forumit të gruas, në mënyrë aklamative para kryetarit z. Ali Ahmeti propozuam zonjën Teuta Arifi – kanditate për Kryetare të Komunës së Tetovës në Zgjedhjet Lokale 2021. Fitoret e vazhdueshme të Bashkimit Demokratik për Integrim janë matësi më i realtë i punës tonë të përbashkët dhe kërkojmë nga ju mbështetjen e rradhës për të vazhduar rrugën e realizimit të projekteve kapitale dhe shndërrimin e Tetovës në një qytet të denjë Evropian.

RELATED ARTICLES

Grubi – Geer: Kontesti me Bullgarinë të mbyllet sa më shpejtë, koha për datë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot ka pritur në takim ambasadorin e BE-së në...

Grubi – Kyuchyuk: Falenderim ndaj Bullgarisë për profesionalizmin dhe menaxhimin e situatës

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi i shoqëruar nga eurodeputeti Ilhan Kyuchyuk, ministri i Ekonomisë,...

Nëntori i dy ushtrive dhe i pabarazisë ndërkombëtare

Kosova i ka pasur dy ushtri. Ushtrinë e popullit, UÇK-në. Dhe, pas shpalljes së pavarësisë, FSK-në, e cila sot shënon ditën e saj. Nesër,...

Most Popular

Këshilltarët e BDI-së në Shkup kërkojnë seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Qytetit të Shkupit për aksidentin tragjik në Bullgari

Grupi i këshilltarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim së bashku me grupin e këshilltarëve të LSDM-së në Këshillin e Qytetit të Shkupit parashtruan iniciativë...