Tuesday, November 30, 2021
Home Showbizz Rikthehet këngëtari shqiptar i vetmi në Kroaci me një super projekt

Rikthehet këngëtari shqiptar i vetmi në Kroaci me një super projekt

 

“Në shikim të parë” kështu quhet kënga e sapo ardhur nga artisti Valentin Kuqi. Mësojmë se teksti dhe melodia është krijuar nga vetë këngëtari ndërsa ka bashkëpunuar edhe këtë herë sërish me produksionin Dream Films ( Mërgim Hyseni) nga Gjilani ku rezultani i këtij bashkëpunimi është mjaft pozitiv, ndërsa inçizimi dhe orkestrimi është realizuar në studion Inrecords te Albosi. Kjo është kënga e tretë por e dyta me klip ardhur nga Valentini i cili duhet të theksojmë se është i vetmi këngëtar shqiptar që jeton në Kroaci e që megjithëse që kur ishte 3 vjeç jeton atje këndon vetëm në gjuhën shqipe. Për xhirimet e klipit të ri ai ka zgjedhur Prizrenin e bukur e megjithëse kënga ishte e gatshme që 2 vjet por për shkak të pandemisë dhe duke qenë se ai jeton larg u desh të realizohet vetëm gjatë kësaj vere. Këngën mund ta ndiqni më poshtë e ia vlen ta dëgjoni e ta klikoni.

RELATED ARTICLES

Fatos Ahmati: E veçanta e produksionit tim të fundit; Ja si u prit “Vlla e motër”…!

Një nga zërat më të mirë të muzikës shqiptare, Fatos Ahmati vjen në një rrëfim për produksionin e fundit, dashurinë dhe pasionin e madh...

Feride Dushaj:”Ah moj nanë”, kënga për njeriun e shtrenjtë

Feride Dushaj  është këngëtarja që dashuron muzikën e Veriut, por që këndon edhe rryma të tjera. Ky është pohimi i saj, por edhe një...

Një super baladë ka ardhur nga Durim Halimi

" Lutem" quhet projekti më i ri muzikor ardhur nga këngëtari Durim Halimi . Për tekstin është kujdesur vetë Durimi, e muzika krijuar nga...

Most Popular

Grubi – Geer: Kontesti me Bullgarinë të mbyllet sa më shpejtë, koha për datë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot ka pritur në takim ambasadorin e BE-së në...

Grubi – Kyuchyuk: Falenderim ndaj Bullgarisë për profesionalizmin dhe menaxhimin e situatës

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi i shoqëruar nga eurodeputeti Ilhan Kyuchyuk, ministri i Ekonomisë,...

Nëntori i dy ushtrive dhe i pabarazisë ndërkombëtare

Kosova i ka pasur dy ushtri. Ushtrinë e popullit, UÇK-në. Dhe, pas shpalljes së pavarësisë, FSK-në, e cila sot shënon ditën e saj. Nesër,...

Këshilltarët e BDI-së në Shkup kërkojnë seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Qytetit të Shkupit për aksidentin tragjik në Bullgari

Grupi i këshilltarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim së bashku me grupin e këshilltarëve të LSDM-së në Këshillin e Qytetit të Shkupit parashtruan iniciativë...