Monday, December 6, 2021
Home Lajme Aleanca dhe Alternativa në Kumanovë pikë e pesë!

Aleanca dhe Alternativa në Kumanovë pikë e pesë!

Ziadin Sela dhe Afrim Gashi si duket në Kumanovë kanë mprehur “shpatat”, por fatëkeqësisht jo për të sfiduar oponentët e tyre politik, por për tu bërë “copë” mes vete!

Edhe Aleanca e Selës edhe Alternativa e Gashit, këto ditë kanë mbajtur mbledhje të degëve të tyre në Kumanovë, por jo bashkë siç janë kinse në koalicion, por ndaras dhe me këtë rast që të dy këto parti politike kanë nxjerrë në garë bartës/kandidatë të listës për këshilltar në qytetin e Kumanovës!

Të dielën e kaluar kuvendi komunal i Aleancës ka caktuar bartës të listës për këshilltar komunal, keyetarin e degës Huzeir Mustafa, ndërsa të hënën Alternativa në mbledhjen e mbajtur ka caktuar si bartës të listës për këshilltar, Driton Sulejmanin.

Të kontaktuar nga portali opinionshqip.live nga degët e këtyre partive në Kumanovë, nuk kanë dashur të komentojnë asgjë, por këtë ia kanë lënë në duar liderëve të partisë edhe pse nga Alternativa kanë theksuar se nëse kandidati i tyre nuk caktohet bartës ata do të bojkotojnë zgjedhjet.

Por vlen të theksohet se Aleanca dhe Alternativa vetëm për një gjë janë dakorduar për Kumanovën, do të përkrahin kandidatin e VMRO-DPMNE-së për kryetar të komunës që në rrethin e parë!

RELATED ARTICLES

Vargje prekëse nga Saranda Ademi për vëllaun që iku në moshë të re

Ende nuk i besohet askujt që një djalë i ri, një punëtor i shkëqyshëm i bankes TEB, i bukur, i matur dhe kaq i...

Grubi për Tv24: Askush nuk e mbron pronarin e Besa Trans

Zëvendëskryeministri i parë Grubi në emisionin 24 Analizë ka theksuar se askush nuk e mbron pronarin e “Besa Trans”.  Jo, zero, kurrë. Në asnjë...

Grubi për Tv24: Do ketë përgjegjësi për aksidentin në Bullgari

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi në emisionin 24 Analiza në lidhje me aksidentin e autobusit në Bullgari ku humbën jetën 45 persona tha se...

Most Popular

Bianca Junzell vjen plot energji, rezaton në fotosesionin e ri

I është rikthyer muzikës pas një pauze të gjatë, krijoi këngë të reja dhe një album me këngë të përpunuara. Bianca Junzell në një...

Kjo është Linda, frizerja shqiptare me famë në Zvicër

Është nga ato gra që nuk i marrin parasysh sfidat, mundimet dhe nuk dorëzohen. Lindita Iseni Emerllahu, për të gjithë e njohur si Linda,...

Ky është talenti Anton i këngës ” Pa ty”

Quhet "Pa ty" kënga që ka pak ditë që është publikuar nga këngëtari i ri por mjaft me stil e talent Anton Pervorfi. Djaloshi...

Vargje prekëse nga Saranda Ademi për vëllaun që iku në moshë të re

Ende nuk i besohet askujt që një djalë i ri, një punëtor i shkëqyshëm i bankes TEB, i bukur, i matur dhe kaq i...