Monday, October 25, 2021
Home Lajme Taravari po përfiton pikë të ulëta politike nga tragjedia në Tetovë (FOTO)

Taravari po përfiton pikë të ulëta politike nga tragjedia në Tetovë (FOTO)

Kryetari i komunës së Gostivarit dhe njëherësh sekretar i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari pa fije turpi po tenton të përfitojë pikë politike nga tragjedia që mbrëmë rreth orës 21:00 kaploi Tetovën.

Taravari prej mbrëmë e deri në këto çaste, nuk është ndalur së shkruari statuse politike në profilin e tij zyrtar në rrjetin social facebook lidhur me zjarrin që kaploi spitalin modular të Klinikës së Tetovës.

Ai në njërin nga statuset e tija ka shkruar: “Lutemi që Zoti të ndalojë sa më shpejt makthin që ka mbërthyer Tetovën që po paguan një faturë të tmerrshme!”

Më pas gjatë natës së mbrëmshme Taravari ka shpërndarë dhe një status të një bashkë partiaku të tij në të cilin thuhej: “Tragjedi dhe katastrofë për të cilën duhet kërkuar llogari dhe përgjegjësi nga të gjithë defiluesit e sontëm” status ky i cili pa çaste më vonë u fshi nga Taravari pas një numri të madh të komenteve negative në adresë të tij.

Sot gjatë mëngjesit, kryetari i Gostivarit, Arben Taravari ka vazhduar tentimin për përfitim të pikëve politike dhe shfrytëzim të tragjedisë që kaploi Tetovën! Ai na faqen e tij zyrtare në facebook ka shkruar “Dorëhiqu Qeveri!”.

Komentet edhe në këtë postim të tij kanë qenë nga më të ndryshmet. Shumica prej tyre përkrahës të politikave të tij, por dhe një pjesë edhe më e madhe e cila i ka rekomanduar Taravarit që mos të luaj me ndjenjat e tetovarëve dhe me këtë të gjithë shqiptarëve.

RELATED ARTICLES

Zedhënësi i Maksim Dimitrievskit student Rus!

Ky është zëdhënësi i shtabit zgjedhor të Maksim Dimitrievskit në Kumanovë, Nikollaj Pavllovski dhe është student në Rusi. Pavllovski në shtabin e Dimitrievskit është dërguar...

Filluan problemet ndëretnike që në ditën e parë të kryetarit të ri të Butelit (FOTO)

Sot është dita e parë e punës për kryetarin e ri të komunës së Butelit, Darko Kostovski i zgjedhur nga VMRO-DPMNE, Aleanca për Shqiptarët...

A është fituar pasuria familjare e kandidates “së pavarur” për Shkupin, në mënyrë mashtruese dhe kriminale?

Pas informacioneve të fundit që kanë mbërritur në redaksinë tonë, shtrohet pyetja “A është pronë e familjes në pronësi të “kandidatit të pavarur, të...

Most Popular

Nga monumenti i Lirisë në Koçan, Zaev: Bëj thirrje të bashkohemi dhe të vazhdojmë të punojmë bashkë për liri dhe demokraci

Nga këtu, nga Monumenti i Lirisë në Koçan, bëj thirrje për bashkim për lirinë e çmuar që së bashku e fituam dhe që tani...