Thursday, December 9, 2021
Home Lajme Arben Taravari e morri në qafë Aleancën dhe Selën, për të shpëtuar...

Arben Taravari e morri në qafë Aleancën dhe Selën, për të shpëtuar karierën e vet në Gostivar

A po e sakrifikon Arben Taravari kryetarin e tij Ziadin Sela vetëm e vetëm që të bëhet kryetar i komunës së Gostivarit me ndihmën e Hristijan Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së?

Është e qartë se Taravari ka nevojë për përkrahjen e Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së me qëllim që të rizgjidhet kryetar i Gostivarit, por çështja është se sa mban ujë kjo matematik parazgjedhore, duke pasur parasysh faktin se Hristijan Mickoski u fotografua si pjesëmarrës në turmën e tërbuar para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut me 27 Prill të vitit 2017 e cila pas një linçimi publik dhe para kamerave la për të vdekur kryetarin e ASH-së Ziadin Sela.

A mjaftojnë katër vite për të harruar poshtërimin e shqiptarëve dhe rrahjen brutale të Ziadin Selës nga turma që hyri në kuvend duke kënduar e brohoritur kundër “Shqiptarëve të mjerë” apo “Клетите Шитари„ turmë kjo me të cilën u fotografua lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski?

Për fat të mirë të VMRO-së, Ziadin Sela i mbijetoi këtij sulmi frikacak, por çështja është nëse në të ardhmen e afërt ai do të mbetet në krye të Aleancës për Shqiptarët, nëse Arben Taravari arrin qëllimin e tij që të bëhet kryetar i Gostivarit pikërisht me ndihmën e VMRO-DPMNE-së.

Siç dihet, ambiciet e Arben Taravarit janë më të mëdha se funksioni i kryetarit të komunës së Gostivarit, kështu që është e pritshme që Taravari të synojë të marrë pozicionin drejtues të partisë Aleanca për Shqiptarët edhe atë në të ardhmen e afërt.

 

 

RELATED ARTICLES

Kryediplomati Osmani pret në takim Lazim Destanin: Prioritet bashkëpunimi

Presidenti i nderit i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare z. Lazim Destani ka zhvilluar një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të...

Taravari pranon që shpif: Nuk kam dëshmi për Kastriotin

Sekretari gjeneral i Aleancës për Shqiptarët dhe kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari në emisionin "Vetëm e Vërteta" ka pranuar se shpif për...

Sela, Taravari apo të dy bashkë do të bartin përgjegjësi për fiaskon zgjedhore të Aleancës?

Pas fiaskos në zgjedhjet e fundit lokale të Aleancës për Shqiptarët, po bëhen të fuqishme zërat brenda strukturave partiake të këtij subjekti politik dhe...

Most Popular

Melisa e fillon mbarë me Bye

Melisa është me prejardhje nga Tirana por jeton dhe vepron në Gjermani. Ajo sjellë projektin e parë të titulluar Bye, është punuar nga Zzap...

Valentin Kuqi-Vali gati këngën e dashurisë së tij

Artisti Valentin Kuqi po bëhet gati të na sjellë një super baladë. Në fakt ai e kishte treguar se kjo këngë do të ishte...

Valentin Kuqi-Vali gati këngën e dashurisë së tij

Artisti Valentin Kuqi po bëhet gati të na sjellë një super baladë. Në fakt ai e kishte treguar se kjo këngë do të ishte...

Humanisti i njohur Isa Mjeku ka një urim special per bashkeshorten

Në familjen e njohur të humanistit Isa Mjeiu ia festë pasi bashkëshortja e tij ka ditëlindjen dhe ai ka postuar këto fjalë të bukura...