Tuesday, November 30, 2021
Home Lajme Intervista/Flet Arkin Jahiji, kandidat i BDI-së për komunën e Bërvenicës: Me qytetarët...

Intervista/Flet Arkin Jahiji, kandidat i BDI-së për komunën e Bërvenicës: Me qytetarët do bëjmë buxhetin, nuk guxon të ketë derë të mbyllur

Po futet në një garë për herë të parë, duke dashur të sjellë jo vetëm pozitivitet por edhe një energji të re në komunë. Arkin Jahiji kandidon nën amblemën e BDI-së për komunën e Bërvenicës. Vjen në një intervistë duke sqaruar në detaje të gjitha ata që i intereson banorëve të kësaj komune.

I ke hyrë garës për të parin e Bërvenicës, cili ishte motivi që pranove këtë sfidë?

Motivi kryesor për  pranim të garës ka qenë dhe është, besimi në  ndërtimin e së ardhmes, është koha të kujdesemi për ambientin, për ajrin dhe ujin. Ështe koha t’i rinovojme vendbanimet tona dhe komunat tona, ta sjellim infrastrukturën dhe cilësinë e jetës në standadrtet më të larta europiane, do bëjmë komunën tonë nga rurale në urbane. Agjenda jonë e gjelbërt personifikon një plan të realizueshëm për t’i zhvilluar komunën tonë, me më tepër gjelbrim, më moderne. Me veprim konkret bashkangjitur projekteve konkrete për përmirësimin e cilësisë së jetës dhe standarteve të jetesës për të gjithë qytetarët.

Komuna ka disa mandate që udhëhiqet nga i njejti kryetar, çfarë mendon se i mungon komunës tuaj?

Duke u nisur nga definicionin se komuna është institucion në vete pushtet lokal dhe buron nga ideja se pushteti lokal duhet të jetë gjthnjë me afër banorëve të vendit që e përbëjnë duke ofruar shërbimet e nevojshme, të shpejta dhe cilësore. Mund të them se ka ardhur koha që kjo komunë të menaxhohet me koncept të ri, me energji të reja ku çdo shërbim do të jepet në kohë, në mënyrë efikase dhe cilësore. Pushteti lokal duhet të kujdeset edhe për klimën e ekonomisë, respektivisht të krijoj kushte për zhvillim ekononomik lokal.

Po çfarë do kishte nevojë për ndryshim komuna juaj?

Do të investojmë në mbledhjen dhe menaxhimin efektiv të mbeturinave, sisteme kanalizimesh modern dhe furnizim me ujë të pijshëm. Ne do të pastrojmë, mbrojmë dhe ndërtojmë parqe dhe hapësira të gjelbra në çdo vendbanim të komunës sonë dhe do të sigurojmë subvencione të veçanta për energji ekologjike dhe efiçente për ndërtim, ngrohje dhe transport. Skuadra të posaçme do të instalohen në çdo komunë për të ndrequr probleme lidhur me infrastrukturën dhe mjedisin në mënyrë të shpejtë dhe efektive. Administratë elektronike është çelësi për shërbim publik sa më efikas dhe transparent, si pasojë shërbimet publike do të jenë të aksesuesme edhe në formë digjitale. Por qytete elektronike, përkthehet gjithashtu në implementimin e digjitalizimit në shkolla, internet edhe në fshatra të largëta dhe infrastrukturë ekologjike dhe pranë transportit elektrik. Do të jemi në shërbim të plotë të qytetarëve. Me orë bashkëbisedimesh të hapura me qytetarët, çdo qytetar do të ketë qasje direkt te autoriteti. Nuk guxon të ketë derë të mbyllur për qytetarin. Në politikë, ka shumëllojshmëri çështjesh për të vendosur, që ndikojnë jetën e përditshme në formë direkte. Prandaj nuk duam t’i lëmë këto vendime vetëm në duart e politikës së brendshme, qytetarët vetë duhet të jenë pjesë e këtyre vendimeve. E drejta e Referendumit do të jetë instrument i banorëve të komunës për çështje me rëndësi. Do të dedikojmë një pjesë të buxhetit qytetarëve. Kjo ndarje e veçantë e buxhetit, do të marrë emrin «Buxheti qytetarë», që do të thotë se projektet e financuara nëpërmjet tij do të propozohen e vendosen nga qytetarët. Të zgjidhesh kryetar komune do të thotë të fitosh besimin e qytetarëve. Kryetarët tanë do ta fitojnë dhe ruajnë këtë besim me çdo mënyrë. Ne zgjedhim rregulloren tolerancë zero – për korrupsionin, për mbeturinat, qentë endacakë, zero qytetarë të lënë pas dore. Për të gjithë ne ky nuk është një premtim elektoral, por kod sjellje.

A ka në dispozicion Arkini një plan program që parasheh zhvillimin e komunës?

Unë si kandidat nga Bashkimi Demokratik për Integrim dhe ekipi im kemi përgatitur plan program për zhvillimin e komunës edhe atë për çdo vendbanim që e përbën komunën. Nga dëgjesat dhe takimet me banorët e vendbanimeve janë përfshirë projektet të cilat janë më prioritare për ato vendbaime. Ekipi im dhe Bashkimi Demokratik për Integrim kemi hartuar plan program që tanimë e quajm Agjenda e blertë, që do të thotë të ndërtojmë cilësinë e jetesës në standarde më të larta europiane.

Mendoni se ka ardhur moment që komuna të drejtohet nga një kuadër i ri?

Përgjigjen e kësaj pyetje do jap me një citat të një thënie: “Përvoja tejkalon momentet dhe kohën“. Komuna e Bërvenicës një kohë të gjatë pret dhe meriton të udhëhiqet nga njerëz që kanë ide të qarta, vizion, dije dhe guxim. Edhe para katër viteve kemi qenë të gatshëm si parti për të marrë përgjegjësi të kësaj natyre por për shkak se komuna e Bërvenicës është specifike dhe mund të humbet nga menaxhimi i një kandidati shqiptar, atëherë Bashkimi Demokratik për Integrim vendosi të mos kandidoj me kandidat të saj, por të përkrah kandidatin e pavarur Enver Pajaziti. Sot kjo situatë nuk shihet me këtë sy, por problematizohet duke përçarë votën kandidati i pavarur Enver Pajaziti dhe duke e vënë në rrezik kalimin e kandidatit shqiptar në rrethin e dytë. Energjitë e reja, vizioni i ri dhe vullneti për të bërë më shumë për komunën tonë janë parimet bazike që përkufizojnë se ka ardhur koha që komuna të drejtohet nga një kuadër i ri.

Ndonëse komunë rurale një pjesë e madhe e saj shtrihet në fushë, në cilat sfera duhet investuar më shumë?

Komunën e Bërvenicës  përveç fushës  e përbën edhe pozita  e mirë strategjike  si komunë që graviton afër qytetit të Tetovës dhe dalje të mira rrugore në komunat fqinje si ajo e Zhelinës dhe të tjerat. Theks të veçantë do ketë përmirësimi i kushteve për zhvillim ekonomik lokal, duke u ndihmuar investitorëve të brendshëm dhe të huaj që të fillojnë veprimtari ekonomike apo biznese të vogla të mesme dhe pse jo dhe të mëdha. Nëpërmjet zhvillimit ekonomik lokal do kemi hapje të vendeve të punës, që do të ndikoj edhe në parandalimin e migrimit të tërinjëve në vendet europiane. Bujqësia si degë e rëndësishme poashtu do të jetë një prioritet për të ndihmuar bujqit lokal në tërë teritorin e komunës. Do të përkrahen të gjithë bujqit nëpërmjet informacioneve të nevojshme  për të aplikuar në gjitha grantet e dhe mjetet e pakthyeshme që shpërndahen nëpërmjet shpalljeve publike nga institucionet e pushtetit qendëror. Do të bëhen përpjekje për ndërtimin e një qendre për grumbullimin e prodhimeve bujqësore apo thënë ndryshe të sigurohet plasmani i prodhimit me qëllim të nxitjes së kësaj veprimtarie te bujqit lokal.

Me çfarë ju kërkon votën qytetarëve të komunës së Bërvenicës?

Agjenda e gjelbërt apo e blertë është përkufizimi më i mire se Bashkimi Demokratik për Integrim për këto 20 vite si në pushtetin qendëror ashtu edhe në pushtetin lokal ka treguar rezultate e jo premtime. Është koha për energji të reja, për koncept të ri dhe vizion të fuqishëm që komuna jonë të menaxhohet ndryshe dhe të kemi shërbime të shpejta dhe cilësore. Rrugën tonë deri sot e kemi bërë bashkë, bashkë edhe do të vazhdojmë– Zgjidh jetën, voto blertë.

RELATED ARTICLES

S’kanë të ndalur ofendimet e Aleancës ndaj Alternativës

Deri pak kohë më parë në koalicion në frontin e përbashkët opozitarë ndërsa tani situata ka ndryshuar mes dy partive shqiptare Alternativës dhe Aleancës...

Grubi – Geer: Kontesti me Bullgarinë të mbyllet sa më shpejtë, koha për datë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot ka pritur në takim ambasadorin e BE-së në...

Grubi – Kyuchyuk: Falenderim ndaj Bullgarisë për profesionalizmin dhe menaxhimin e situatës

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi i shoqëruar nga eurodeputeti Ilhan Kyuchyuk, ministri i Ekonomisë,...

Most Popular

S’kanë të ndalur ofendimet e Aleancës ndaj Alternativës

Deri pak kohë më parë në koalicion në frontin e përbashkët opozitarë ndërsa tani situata ka ndryshuar mes dy partive shqiptare Alternativës dhe Aleancës...

Grubi – Geer: Kontesti me Bullgarinë të mbyllet sa më shpejtë, koha për datë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot ka pritur në takim ambasadorin e BE-së në...

Grubi – Kyuchyuk: Falenderim ndaj Bullgarisë për profesionalizmin dhe menaxhimin e situatës

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi i shoqëruar nga eurodeputeti Ilhan Kyuchyuk, ministri i Ekonomisë,...

Nëntori i dy ushtrive dhe i pabarazisë ndërkombëtare

Kosova i ka pasur dy ushtri. Ushtrinë e popullit, UÇK-në. Dhe, pas shpalljes së pavarësisë, FSK-në, e cila sot shënon ditën e saj. Nesër,...