Tuesday, November 30, 2021
Home Lajme Intervista/Flet kandidati i BDI-së për Çashkë: Kemi nevojë për unifikim, për t’u...

Intervista/Flet kandidati i BDI-së për Çashkë: Kemi nevojë për unifikim, për t’u bërë ballë sfidave

I ri në moshë por plot sfida deri më tani dhe i profesionalizuar në fushën që vepron. Suat Shaqiri, i ka hyrë garës për komunën e Çashkës, për herë të parë në historinë e vendit si kandidat i Bashkimit Demokratik për Integrim. Në këtë intervistë, ai flet në shumë detaje mbi Programin e tij zgjedhor.

I ke hyrë garës për të parin e Çashkës, cili ishte motivi që pranove këtë sfidë?

Padyshim që njëra ndër arsyet kryesore është kërkesa e banorëve të Çashkës për ndryshim, por gjithashtu edhe anashkalimi dhe trajtimi jo i njejtë i venbanimëve Shqiptare në këtë komunë.

Komuna udhëhiqet prej fillimi nga kryetar i nacionalitetit maqedonas, çfarë mendon se i mungon komunës tuaj?

Besojmë që mangësitë janë të shumta, por ajo çfarë është thelbësore është kupola prijese, mendojmë që komuna jonë ka nevojë për një ekip të ri menaxhues, të përgatitur mirë i cili do sjell dhe do kultivoj ide bashkëkohore për të ndërtuar një institucion më modern por edhe për të nxitur zhvillimin dhe integrimin në shoqërin tonë.

Po çfarë do kishte nevojë për ndryshim komuna juaj?

Nevoja për ndryshim është e domosdoshme, sidomos në këtë periudhë, por ajo që do duhej të ndryshoj më së shumti në komunë është trajtimi i bashkësive etnike, të gjithë duhën trajtuar në mënyrë të barabartë, diskrimini dhe përbuzja nuk janë vlera të kohës që po jetojmë, kemi nevojë për unifikim gjithëpërfshirës për tu bërë ballë sfidave para nesh.

A ka në dispozicion Suati një plan program që parasheh zhvillimin e komunës?

Absolutisht, ne si banorë të kësaj komune i dijmë hallët dhe mangësitë në të, prandaj programi jonë zhvillimor  është gjithëpërfshirës, por padyshim që disa tema janë më të rendësishme, sigurisht që fokusi jonë do të jetë që të krijojmë kushte për jetë në këtë komunë, duke filluar nga Arsimi, Kultura dhe Infrastruktura si referenca primare e deri tek, zhvillimi ekonomik dhe menaxhimi ekologjik.

Mendoni se ka ardhur momenti që komuna të drejtohet nga një kuadër i ri?

Ne jo që mendojmë, por jemi thellë të bindur se komuna ka nevojë për rifreskim si ne aspekt menaxherial ashtu edhe në atë administrativ, normalisht duke e rindërtuar si tërësi me kuadro profesionale të deshmuara dhe një funksionim më efikas.

Ndonëse komunë rurale një pjesë e madhe e saj shtrihet në fushë, në cilat sfera duhet investuar më shumë?

Idetë janë të shumta si fillim, komuna është e limituar në resurset e saj, por normalisht që bujqësia dhe blegtoria janë dy veprimtari të rëndësishme të cilat kanë nevojë për ndihmë dhe për zhvillim, pasi janë pothuajse burim jetësor për një pjesë të mirë të banoreve tanë.

Duke qenë një komunë me shoqëri të përzier, sfidat dhe problematikat janë akoma më të mëdha, si do e menaxhoni në këtë drejtim?

Ashtu siç e cekëm edhe më lartë në duam të krijojmë kushte për jetë për secilin banorë në këtë komunë, absolutisht sfidat janë të mëdha, por në fund të ditës besojmë se çdo banorë në këtë komunë ballafaqohet më problemet e njëjta. Prandaj besojmë së ka mënyra dhe mundësi për të gjetur gjuhë të përbashkët me të gjithë.

Me çfarë do ju kërkoni votën qytetarëve të komunës së Çashkës?

Votën do e kërkojmë në emër të programit tonë sigurisht, por normalisht edhe ne eksperiencën dhe përgatitjen profesionale timen dhe ekipit tim.

RELATED ARTICLES

S’kanë të ndalur ofendimet e Aleancës ndaj Alternativës

Deri pak kohë më parë në koalicion në frontin e përbashkët opozitarë ndërsa tani situata ka ndryshuar mes dy partive shqiptare Alternativës dhe Aleancës...

Grubi – Geer: Kontesti me Bullgarinë të mbyllet sa më shpejtë, koha për datë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot ka pritur në takim ambasadorin e BE-së në...

Grubi – Kyuchyuk: Falenderim ndaj Bullgarisë për profesionalizmin dhe menaxhimin e situatës

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi i shoqëruar nga eurodeputeti Ilhan Kyuchyuk, ministri i Ekonomisë,...

Most Popular

S’kanë të ndalur ofendimet e Aleancës ndaj Alternativës

Deri pak kohë më parë në koalicion në frontin e përbashkët opozitarë ndërsa tani situata ka ndryshuar mes dy partive shqiptare Alternativës dhe Aleancës...

Grubi – Geer: Kontesti me Bullgarinë të mbyllet sa më shpejtë, koha për datë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot ka pritur në takim ambasadorin e BE-së në...

Grubi – Kyuchyuk: Falenderim ndaj Bullgarisë për profesionalizmin dhe menaxhimin e situatës

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi i shoqëruar nga eurodeputeti Ilhan Kyuchyuk, ministri i Ekonomisë,...

Nëntori i dy ushtrive dhe i pabarazisë ndërkombëtare

Kosova i ka pasur dy ushtri. Ushtrinë e popullit, UÇK-në. Dhe, pas shpalljes së pavarësisë, FSK-në, e cila sot shënon ditën e saj. Nesër,...