Tuesday, November 30, 2021
Home Sport Azem Maksutaj: Sikur të isha 20 vjeç…

Azem Maksutaj: Sikur të isha 20 vjeç…

Të shkruash për Azem Maksutaj nuk duhet shumë pasi është një nga emrat që është bërë trend në sportin e mundjes. Ai flet në këtë bisedë për gazetën KOHA mbi jetën e tij se si po e zhvillon tash që ka mbyllur një karrierë mjaft të suksesshme

Si është një ditë e zakonshme për ju?

Pushim, varet zgjohem në mëngjes, ushtroj pak me djalin pastaj, rrezitem, kaq, nëse jam në trajnim zgjohem dhe ushtroj dhe në mbrëmje trajnim, kaq.

Pushime verore apo dimërore, det apo mal?

Varet nga disponimi, në pushim 2 javor kam qenë në Itali, një vend I paprekur dhe fantazi, ka qenë shumë mirë dhe kam qenë me familjen, vizitova këtë vend për shkak të familjes dhe obligimeve shkollore, për pushime dimërore më shumë preferoj Rugovën ose Brezovicë…

Kush është për ty gëzimi më i madh?

Gëzimi më i madh ka qenë fëmija i parë, ndjenja e papërshkruar, familja, fëmija etj, e pastaj karriera.

Këshilla më e mirë që ke marrë ndonjëherë?

Vetvetja, të besosh në veten, natyrisht që kam marrë këshilla të ndryshme nga trajneri e kam dëgjuar.

Libri i preferuar?

Libra nuk kam lexuar shumë sepse koha me sport nuk më ka lënë shumë me lexu libra, por më shumë preferoj libra të historisë shqiptare.

Cilat janë cilësitë më të mira për të qenë i suksesshëm në sport?

Suksesi është puna, durimi, mos të dorëzohesh kurrë deri në sekondën e fundit.

Rryma muzikore e preferuar?

Hitet muzikore të përkohshme të gjitha të momentit.

Kënga më e dashur e repertorit tuaj?

Këngët e vjetra me sharkia e çifteli.

Kush është personi me kritik ndaj jush?

Nuk kam dëgjuar shumë kritika sepse rezultati e ka treguar punën, gruaja ndoshta ndonjëherë më kritikon (qesh).

Momenti më i këndshëm që keni përjetuar gjatë karrierës?

Më pëlqejnë njerëzit, kontakti me ta, kam udhëtuar shumë botën dhe dua të kem kontakt me të gjithë, më duan dhe i dua shumë njerëzit jam gjithanshëm. Momenti më i mirë ka qenë kur kam boksuar nën flamurin shqiptar.

Sporti i preferuar?

Sporti i preferuar futbolli duke luajtur e duke bërë miliona, më parë nuk kemi pasur të ardhura dhe dije për të luajtur, por më shumë me sport luftarak.

Inspirimi dhe influenca më e madhe e juaja?

Dua të jetoj jetën sepse nuk do jetojmë 100 jeta por vetëm një, jam besimtar por vetëm një jetë e kemi dhe sa jemi gjallë të ofrojmë më të mirën rrethit ku jetojmë.

Fotoja e fundit e shkrepur në telefonin tuaj?

Fotoja e fundit është familja ime e ngushtë dhe unë.

Gënjeshtra e fundit që keni thënë?

Nuk e di, njeriu duhet të gënjejë kur ngushtohet puna (qesh), se me gënjy nuk bën hiç.

Dobësia dhe pika e fortë?

Dobësia të mëdha nuk kam sepse jam kampion, besoj sepse mendoj që të gjithë besojnë si unë, pika e fortë është se jam i hapur dhe i pranueshëm nga të gjithë.

Nëse do të ishe për një javë në një moshe të caktuar, cilën do të zgjidhje?

Sikur të kisha dhe njëherë 20 vjet vetëm do të trajnoja dhe kisha ditur çfarë të bëj, edhe tash si 40 vjeç nuk është keq (qesh).

Plani më i afërt në karrierë?

Karrierën e kam përfunduar, jam duke mbajtur shkolla trajnimi, merrem me djalin në futboll, këto janë punët që bëj.

RELATED ARTICLES

Arlind Sulejmani, tetovari që mundi boshnjakun në raundin e dytë

Ndeshja e parë pas dy vitesh është kjo e Arlind Sulejmanit, djalit nga Tetova që jeton dhe vepron në Vjenë të Austrisë e që...

Xhek Paskali: Boksi më ka mësuar të zgjedh rrugën e vështirë në jetë

I ri në moshë, por deri më sot shumë suksese në ndeshjet e tij. Xhek Paskali, krahas boksit merret edhe me biznes në patundshmëri....

Timo Schwarzkopf më 6 Nëntor shkund arerën e boksit, ndeshet me ukrainasin Faniian

Festim Kryeziu, kampioni shqiptar në boks i njohur në arenën ndërkombëtare si Timo Schwarzkopf pritet që më 6 Nëntor në Wangen im Allgäu të...

Most Popular

S’kanë të ndalur ofendimet e Aleancës ndaj Alternativës

Deri pak kohë më parë në koalicion në frontin e përbashkët opozitarë ndërsa tani situata ka ndryshuar mes dy partive shqiptare Alternativës dhe Aleancës...

Grubi – Geer: Kontesti me Bullgarinë të mbyllet sa më shpejtë, koha për datë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot ka pritur në takim ambasadorin e BE-së në...

Grubi – Kyuchyuk: Falenderim ndaj Bullgarisë për profesionalizmin dhe menaxhimin e situatës

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi i shoqëruar nga eurodeputeti Ilhan Kyuchyuk, ministri i Ekonomisë,...

Nëntori i dy ushtrive dhe i pabarazisë ndërkombëtare

Kosova i ka pasur dy ushtri. Ushtrinë e popullit, UÇK-në. Dhe, pas shpalljes së pavarësisë, FSK-në, e cila sot shënon ditën e saj. Nesër,...