Monday, November 29, 2021
Home Lajme Aleanca për Shqiptarët tallet me inteligjencën e votuesit shqiptarë (VIDEO)

Aleanca për Shqiptarët tallet me inteligjencën e votuesit shqiptarë (VIDEO)

Në Aleancën për Shqiptarët nuk ka votues i cili me 17 tetor votën e tij do t’ia jep VMRO-DPMNE-së. Kështu ka deklaruar kandidati i Aleancës për Shqiptarët, Alternativës dhe VMRO-DPMNE-së për komunën e Haraçinës, Naim Sinani në një emision në TV21.

Sinani në këtë mënyrë ka shkelur qëndrimin e kryetarit të tij Ziadin Sela dhe sekretarit të përgjithshëm të partisë Arben Taravari që partia e tij të bashkëpunojë edhe në rrethin e parë edhe në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale që do të mbahen me 17 tetor.

“Në Aleancën për Shqiptarët nuk ka votues i cili voton për subjekt maqedonas, pra ne atakojmë fitoren por fundja për neve fitore është fitorja e kandidatit shqiptar”, është shprehur Sinani.

Por kështu nuk mendon sekretari i përgjithshëm dhe kryetari aktual i Gostivarit, Arben Taravari!

“Nuk na mbetet gjë tjetër përveç që edhe ne të mendojmë për bashkëpunim me VMRO-DPMNE-në. Aleanca dhe Alternativa së bashku do të kenë bashkëpunim, në disa komuna në raundin e parë, në disa në raundin e dytë,” ka deklaruar kohë më parë Taravari.

Si duket Aleanca për Shqiptarët po tallet me inteligjencën e votuesit shqiptarë. Ziadin Sela pak kohë më parë kishte deklaruar se lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski nuk ka nevojë që t’i kërkojë falje për gjakun e derdhur dhe për tentim vrasjen ndaj tij nga turma në të cilën ishte dhe vet Mickoski me 27 Prill të vitit 2017 gjatë protestave të dhunshme në Kuvend.

RELATED ARTICLES

Grubi – Geer: Kontesti me Bullgarinë të mbyllet sa më shpejtë, koha për datë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot ka pritur në takim ambasadorin e BE-së në...

Grubi – Kyuchyuk: Falenderim ndaj Bullgarisë për profesionalizmin dhe menaxhimin e situatës

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi i shoqëruar nga eurodeputeti Ilhan Kyuchyuk, ministri i Ekonomisë,...

Nëntori i dy ushtrive dhe i pabarazisë ndërkombëtare

Kosova i ka pasur dy ushtri. Ushtrinë e popullit, UÇK-në. Dhe, pas shpalljes së pavarësisë, FSK-në, e cila sot shënon ditën e saj. Nesër,...

Most Popular

Këshilltarët e BDI-së në Shkup kërkojnë seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Qytetit të Shkupit për aksidentin tragjik në Bullgari

Grupi i këshilltarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim së bashku me grupin e këshilltarëve të LSDM-së në Këshillin e Qytetit të Shkupit parashtruan iniciativë...