Monday, November 29, 2021
Home Lajme Zaevi: Prej 1 janarit rroga mesatare do të jetë 500, ndërsa minimalja...

Zaevi: Prej 1 janarit rroga mesatare do të jetë 500, ndërsa minimalja 300 euro

Prej 1 janarit të vitit 2022, rroga mesatare do të jetë 500 euro, ndërsa minimalja 300 euro, paralajmëroi sot nga Sveti Nikole kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

“Bujqit janë të rëndësishëm për ne, i alokuam subvencionet dhe çdo herë kur nevojitet, intervenojmë plotësisht nga buxheti, punëtorët janë të rëndësishëm për ne, i rritëm rrogat dhe i motivojmë kompanitë t’i rrisin rrogat, ndërsa shteti do t’i paguajë kontributet. Rroga minimale është rritur prej 9.000 në 15.000 denarë, rroga mesatare është 28.744 denarë, të gjitha rrogat për vetëm katër vite janë rritur për së paku 100 euro, ndërsa njëkohësisht shkalla e papunësisë ra në shkallën më të ulët historike nga 15,9 për qind”, tha Zaevi.

Shtoi se punon me përkushtim që personat me pengesa të kenë edhe kushte për funksionim, të jenë aktiv në shoqëri dhe të fitojnë vetë, gjithashtu edhe për familjet në rrezik social – të pranojnë ndihmë sociale me të cilën do të mund të funksionojnë, deri në momentin kur të dalin nga varfëria.

“Punojmë të hapen biznese të reja, t’i mbështesim bizneset ekzistuese të zhvillohen, punojmë të sjellim investime të reja, të mundësojmë që investimet ekzistuese të zhvillohen”, porositi Zaevi, duke shtuar se 605 kompani, kryesisht të të rinjve janë mbështetur me FIZHT me 85 milionë euro për zhvillim të bi9zneseve të veta.

Zaev porositi se Sveti Nikole po shndërrohet në destinacion më tërheqës për investime në energji “të gjelbër”.

Ai u bëri thirrje qytetarëve më 17 tetor ta japin mbështetjen e vet për numrin 12 për kandidatin Sasho Velkovski dhe listën e këshilltarëve të LSDM-së dhe Koalicionit, sepse, siç tha, ata janë garantues se përparimi i Sveti Nikoles do të vazhdojë edhe në katër vitet në vijim.

RELATED ARTICLES

Grubi – Geer: Kontesti me Bullgarinë të mbyllet sa më shpejtë, koha për datë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot ka pritur në takim ambasadorin e BE-së në...

Grubi – Kyuchyuk: Falenderim ndaj Bullgarisë për profesionalizmin dhe menaxhimin e situatës

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi i shoqëruar nga eurodeputeti Ilhan Kyuchyuk, ministri i Ekonomisë,...

Nëntori i dy ushtrive dhe i pabarazisë ndërkombëtare

Kosova i ka pasur dy ushtri. Ushtrinë e popullit, UÇK-në. Dhe, pas shpalljes së pavarësisë, FSK-në, e cila sot shënon ditën e saj. Nesër,...

Most Popular

Këshilltarët e BDI-së në Shkup kërkojnë seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Qytetit të Shkupit për aksidentin tragjik në Bullgari

Grupi i këshilltarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim së bashku me grupin e këshilltarëve të LSDM-së në Këshillin e Qytetit të Shkupit parashtruan iniciativë...