Thursday, December 9, 2021
Home Lajme Spasovski nga Haraçina porositi: Projektet më të mira për ju dh për...

Spasovski nga Haraçina porositi: Projektet më të mira për ju dh për komunën e Haraçinës janë me Milkije Halimin

Nënkryetari i LSDM-së Oliver Spasovski nga Haraçina porositi: Projektet më të mira për ju dh për komunën e Haraçinës janë me Milkije Halimin. Kandidatja jonë e cila i njeh më së miri problemet dhe kërkesat tuaja dhe më e rëndësishmja di se si t’i zgjidhë ato.
Së bashku me Milkijen, së bashku me listën e këshilltarëve të #LSDM-së dhe Koalicionit, të udhëhequr nga Besim Kadrii, më 17 tetor do të sjellim fitoren e madhe në Haraçinë, do të fitojë më i miri.
Qytetarët, dhe veçanërisht ju në Komunën e Haraçinës, e shihni dallimin, ju e ndjeni ndryshimin.
Ne kemi ndërtuar një sistem të ujërave të zeza 10 km të gjatë, i cili lidh fshatrat përreth Orllancë, Mojancë dhe Grushinë. Në Haraçinë nuk kishte as kopsht, tani Haraçina po merr një kopsht për herë të parë, e rinovuam shkollën e vjetër, ndërtesën e komunës. Gjithashtu është ndërtuar rruga lokale për në Grushinë.
Investimet e reja kapitale pasojnë si në të gjithë vendin – ashtu dhe në Haraçinë, sepse ato janë motori i ekonomisë, motori i zhvillimit dhe kusht për një jetë më të mirë të qytetarëve.
Në periudhën tjetër fillojmë ndërtimin e një impianti të trajtimit të ujërave të zeza në Haraçinë, ndërtojmë një rrjet të furnizimit me ujë për të gjithë banorët e vendbanimeve në komunë, ndërtimin e dy shkollave të reja fillore në komunë.
Deponinë ilegale do ta shndërrojmë në park dhe do të zgjidhim kanalet e hapura që kalojnë nëpër Haraçinë.
Ne do të fitojmë sepse ofrojmë më të mirën.
Sepse Haraçina meriton më të mirën.
RELATED ARTICLES

Kryediplomati Osmani pret në takim Lazim Destanin: Prioritet bashkëpunimi

Presidenti i nderit i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare z. Lazim Destani ka zhvilluar një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të...

Taravari pranon që shpif: Nuk kam dëshmi për Kastriotin

Sekretari gjeneral i Aleancës për Shqiptarët dhe kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari në emisionin "Vetëm e Vërteta" ka pranuar se shpif për...

Sela, Taravari apo të dy bashkë do të bartin përgjegjësi për fiaskon zgjedhore të Aleancës?

Pas fiaskos në zgjedhjet e fundit lokale të Aleancës për Shqiptarët, po bëhen të fuqishme zërat brenda strukturave partiake të këtij subjekti politik dhe...

Most Popular

Melisa e fillon mbarë me Bye

Melisa është me prejardhje nga Tirana por jeton dhe vepron në Gjermani. Ajo sjellë projektin e parë të titulluar Bye, është punuar nga Zzap...

Valentin Kuqi-Vali gati këngën e dashurisë së tij

Artisti Valentin Kuqi po bëhet gati të na sjellë një super baladë. Në fakt ai e kishte treguar se kjo këngë do të ishte...

Valentin Kuqi-Vali gati këngën e dashurisë së tij

Artisti Valentin Kuqi po bëhet gati të na sjellë një super baladë. Në fakt ai e kishte treguar se kjo këngë do të ishte...

Humanisti i njohur Isa Mjeku ka një urim special per bashkeshorten

Në familjen e njohur të humanistit Isa Mjeiu ia festë pasi bashkëshortja e tij ka ditëlindjen dhe ai ka postuar këto fjalë të bukura...