Monday, December 6, 2021
Home Lajme Ahmeti nga Kërçova: Unë dhe Fatmiri vijmë nga lufta, votoni numrin 3...

Ahmeti nga Kërçova: Unë dhe Fatmiri vijmë nga lufta, votoni numrin 3 (Video)

Bashkimi Demokratik për Integrim ka vazhduar fushatën parazgjedhore në Kërçovë ku ka prezantuar kandidatin për kryetar të kësaj komune Fatmir Deharin dhe listën e kandidatëve për këshilltarë të kryesuar nga Gazmend Jusufin, si dhe programin zgjedhor që është përbetimi i tyre për ndryshimin dhe zhvillimin në Kërçovës.

Banorëve të Kërçovës me këtë rast iu drejtua kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, kryeparlamentari Talat Xhaferi,Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, kandidati për kryetar komune Fatmir Dehari dhe bartësi i listës së këshilltarëve Gazmend Jusufi.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në fjalimin e tij ka shprehur përkrahjen ndaj kandidaturës së Fatmir Deharit duke e vlerësuar lartë punën e tij të dëshmuar në krye të komunës.

“Jam sot këtu me të gjithë së bashku për të dhënë përkrahje Fatmir Deharit. Jemi me ju për 20 vite me rradhë që të dalim faqebardhë në të gjitha fushëveprimtaritë. Ky është mandat për shkëlqim sepse Agjenda e blertë tërë sistemimin e ambientit të projektuar në të gjitha sferat pritet epilogu përfundimtar të fillojnë punimet dhe fshatrat e qyteti jonë të lulëzojë. Në projekt e sipër është gazifikimi që vitin e ardhshëm të depërojë në Kërçovë që ndihmon Agjendën tonë të mos ndotet ajri. Mbi shpatullat e mia ka përgjegjësi të mëdha në përzgjedhjen e kuadrove përfshirë dhe Fatmir Deharin. Unë shfrytëzoj tre instanca, bazën-degën, qendrën ku jam dhe unë si dhe popullin. Dhe unë e respektoj vullnetin e shumicës së popullit sepse ky është kapitulli i ri”, ka theksuar kryetari i BDI-së Ahmeti.

RELATED ARTICLES

Vargje prekëse nga Saranda Ademi për vëllaun që iku në moshë të re

Ende nuk i besohet askujt që një djalë i ri, një punëtor i shkëqyshëm i bankes TEB, i bukur, i matur dhe kaq i...

Grubi për Tv24: Askush nuk e mbron pronarin e Besa Trans

Zëvendëskryeministri i parë Grubi në emisionin 24 Analizë ka theksuar se askush nuk e mbron pronarin e “Besa Trans”.  Jo, zero, kurrë. Në asnjë...

Grubi për Tv24: Do ketë përgjegjësi për aksidentin në Bullgari

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi në emisionin 24 Analiza në lidhje me aksidentin e autobusit në Bullgari ku humbën jetën 45 persona tha se...

Most Popular

Bianca Junzell vjen plot energji, rezaton në fotosesionin e ri

I është rikthyer muzikës pas një pauze të gjatë, krijoi këngë të reja dhe një album me këngë të përpunuara. Bianca Junzell në një...

Kjo është Linda, frizerja shqiptare me famë në Zvicër

Është nga ato gra që nuk i marrin parasysh sfidat, mundimet dhe nuk dorëzohen. Lindita Iseni Emerllahu, për të gjithë e njohur si Linda,...

Ky është talenti Anton i këngës ” Pa ty”

Quhet "Pa ty" kënga që ka pak ditë që është publikuar nga këngëtari i ri por mjaft me stil e talent Anton Pervorfi. Djaloshi...

Vargje prekëse nga Saranda Ademi për vëllaun që iku në moshë të re

Ende nuk i besohet askujt që një djalë i ri, një punëtor i shkëqyshëm i bankes TEB, i bukur, i matur dhe kaq i...