Thursday, December 9, 2021
Home Lajme Dimitrievski ndalohet nga policia, bën thirrje që Spasovski të ndal presionin politikë...

Dimitrievski ndalohet nga policia, bën thirrje që Spasovski të ndal presionin politikë (Video)

Kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski, sot është kyçur drejt për drejt në FB profilin e tij, duke u ankuar për presion nga ana e policisë. Ai rëfehet se gjatë ngasjes së veturës së bashku me shokun e tij, prapa i është vënë një veturë e policisë dhe e kanë ndaluar.

Sipas tij, policia nuk ka ndonjë arsye të saktë se përse e kanë ndaluar por i kanë thënë se po bëjnë kontroll të rregullt. Ata më pas për t’u arsyetuar për ndalesën, i kanë kërkuar dokumentet dhe e kanë detyruar ta dërgojnë veturën në kontroll teknik.

“Vetura është e re me dokumentacion të plotë. Bëhet fjalë për veturë shumë të re. Me këtë veprim policia po më ndalon të punoj. Policia po sillet në mënyrë joprofesionale. Haptazi i bëj thirrje ministrit të brendshëm Oliver Spasovski të tregojë pse po ndiqem vazhdimisht nga policia”, tha Dimitrievski.

Nga MPB për “Slloboden Peçat” janë shprehur se po bëjnë kontrolle rutinë të përditshme ndërsa kontrolli vlenë edhe për kryetarin e komunës. Nga MPB arsyetohen se ndalesa ka qenë përshkak dritareve të erësuara.

Për më tepër ndiqni videot në vijim të cilat i ka publikuar Maksim Dimitrievski.

RELATED ARTICLES

Kryediplomati Osmani pret në takim Lazim Destanin: Prioritet bashkëpunimi

Presidenti i nderit i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare z. Lazim Destani ka zhvilluar një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të...

Taravari pranon që shpif: Nuk kam dëshmi për Kastriotin

Sekretari gjeneral i Aleancës për Shqiptarët dhe kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari në emisionin "Vetëm e Vërteta" ka pranuar se shpif për...

Sela, Taravari apo të dy bashkë do të bartin përgjegjësi për fiaskon zgjedhore të Aleancës?

Pas fiaskos në zgjedhjet e fundit lokale të Aleancës për Shqiptarët, po bëhen të fuqishme zërat brenda strukturave partiake të këtij subjekti politik dhe...

Most Popular

Melisa e fillon mbarë me Bye

Melisa është me prejardhje nga Tirana por jeton dhe vepron në Gjermani. Ajo sjellë projektin e parë të titulluar Bye, është punuar nga Zzap...

Valentin Kuqi-Vali gati këngën e dashurisë së tij

Artisti Valentin Kuqi po bëhet gati të na sjellë një super baladë. Në fakt ai e kishte treguar se kjo këngë do të ishte...

Valentin Kuqi-Vali gati këngën e dashurisë së tij

Artisti Valentin Kuqi po bëhet gati të na sjellë një super baladë. Në fakt ai e kishte treguar se kjo këngë do të ishte...

Humanisti i njohur Isa Mjeku ka një urim special per bashkeshorten

Në familjen e njohur të humanistit Isa Mjeiu ia festë pasi bashkëshortja e tij ka ditëlindjen dhe ai ka postuar këto fjalë të bukura...