Tuesday, November 30, 2021
Home Showbizz Arta Zenelaj, artistja që mban gjallë traditën shqiptare në Zvicër

Arta Zenelaj, artistja që mban gjallë traditën shqiptare në Zvicër

“Sa kam vujt” është klipi që solli artisten shqiptare Arta Zenelaj në portalin tonë. Një këngëtare e talentuar dhe një bizneswoman e suksesshme kompleton tablonë e një artisteje si Arta! Njihuni më shumë me të…!

-Arta, si do që ta nisim intervistën tënde të parë me ardhjen e klipit të ri?

– Përshëndetje, si fillim! Unë mendoj që këtë intervistë, si një ogur i mbarë për mua, ta nisim me një prezantim. (Buzëqesh) Unë jam Arta Zenelaj jam nga Tropoja, jetoj në Tiranë dhe kam një dashuri të çmendur për muzikën. Do t’i përkushtohem asaj me të gjitha forcat e mia. Uroj t’ia arrij, edhe pse mendoj se ketu ku jam jam drejt realizimit te endrrave dhe synimeve te mia.

– Është vetëm Arta dhe muzika apo Arta dhe ndonjë profesion tjetër?

– Është Arta, muzika, arti dhe biznesi. Une kam nje lokal me muzike live ne Zvicer “Art Club” kur bashke me emra te medhenj të muzikes shqiptare organizojme mbremje me muzike te bukur dhe te gjalle per kenaqesine e atyre që duan pakez Shqiptari dhe i merr malli për vendlindjen dhe këngët tona aq të bukura.

– Pra, muzika për ty është më shumë pasion sesa profesion?

– Dua ta shikoj gjithmonë si diçka pasionale që bëhet me dashuri dhe shumë përkushtim. Kur diçka kthehet në profesion, bëhet si diçka e obliguar dhe unë muzikën dua ta shikoj gjithmonë si diçka që bëhet me qejf, jo me detyrim.

– Si i hyre kësaj rruge?

– Unë kam 15 vite që merrem me muzikë. Kam kënduar nëpër koncerte, por edhe në mbrëmje të ndryshme që janë organizuar dhe ku më kanë ftuar, në Kosovë, Shqipëri dhe Diasporë ndërsa tani në ambjentin e lokalit tim ku edhe punoj prej kohësh siç e thashë më lart!

– Ti këndon vetëm live?

– Po, këndoj vetëm live… Kam zgjedhur të këndoj kështu, e para sepse zëri nuk më mungon, kështu që nuk kam pse këndoj me playback, e dyta, sepse të kënduarit live është muzika e shpirtit. Nuk mund t’ia privoj këtë kënaqësi muzikës.

– Çfarë gjen ti te muzika live?

– Ndihem mirë me të kënduarit live sepse është publiku ai që e dëshiron një gjë të tillë dhe mundohem të këndoj pak nga të gjitha rrymat, që të plotësoj shijet e publikut.

– Realisht, çfarë pret nga publiku?

– Të më vlerësojë për atë që bëj, sepse këndoj me shpirt dhe duartrokitjet e publikut janë një vlerësim i jashtëzakonshëm për mua.

– Ti, sapo ke realizuar edhe një këngë të re, apo jo?

– Po, është e vërtetë. Sapo kam përfunduar një këngë shumë të bukur me titull “Sa kam vujt”, klipi i së cilës sapo doli në transmetim dhe është një realizim i Ilir Beranit!

– Pse ky titull?

– Po e them që në fillim se nuk është diçka personale, është një zgjedhje e kompozitorit dhe tekstshkruesit dhr meje që bashkëpunuam për këtë këngë, ramë dakord, sepse dukej një titull i goditur.

– Deri kur do këndosh ti Arta?

– Derisa të më mbajë fryma dhe mos mundem më të këndoj! Muzika është shumë e rëndësishme në jetën time dhe do të angazhohem në të, derisa të kem jetë.

– Nëse një ditë do të të duhet të mos këndosh më…

– Nuk e imagjinoj dot, madje as nuk dua ta mendoj, sepse muzika është gjysma ime. A mund të jetojë njeriu përgjysmë? (Buzëqesh)

– Të pëlqen emri që mban?

-E artë si Arta…si mund të mos më pëlqejë, ja pse edhe lokalit i kam vënë emrin Art Club! (Buzëqesh)

– Çfarë panesh afatshkurtra ka Arta?

– Mbrëmjet në lokalin tim “Art Club” që i kam të shumta dhe falënderoj publikun tim që më do dhe vlerëson sepse pa të, askush nga këngëtarët nuk do të kishte rëndësi. Dy këngë me klipe janë në ardhje. Kemi edhe surpriza të tjera, që do zbulohen me kalimin e kohës.

– Po ato afatgjata?

– Të realizojmë këto afatshkurtrat njëherë, pastaj flasim për afatgjatat. Ne do të takohemi përsëri, apo jo? (Buzëqesh)

– Sigurisht që do takohemi! Dhe tani, një mbyllje të bukur si artiste që je…

– Unë, kur bëj një premtim, e mbaj dhe i premtoj publikut që do të sjell këngë të reja dhe të bukura. Qofshi mirë të gjithë që të dëgjoni, këndoni, kërceni dhe pëlqeni këngët tona. Me dashuri, Arta!

https://youtu.be/VRH1nIjzOZk

RELATED ARTICLES

Fatos Ahmati: E veçanta e produksionit tim të fundit; Ja si u prit “Vlla e motër”…!

Një nga zërat më të mirë të muzikës shqiptare, Fatos Ahmati vjen në një rrëfim për produksionin e fundit, dashurinë dhe pasionin e madh...

Feride Dushaj:”Ah moj nanë”, kënga për njeriun e shtrenjtë

Feride Dushaj  është këngëtarja që dashuron muzikën e Veriut, por që këndon edhe rryma të tjera. Ky është pohimi i saj, por edhe një...

Një super baladë ka ardhur nga Durim Halimi

" Lutem" quhet projekti më i ri muzikor ardhur nga këngëtari Durim Halimi . Për tekstin është kujdesur vetë Durimi, e muzika krijuar nga...

Most Popular

Grubi – Geer: Kontesti me Bullgarinë të mbyllet sa më shpejtë, koha për datë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot ka pritur në takim ambasadorin e BE-së në...

Grubi – Kyuchyuk: Falenderim ndaj Bullgarisë për profesionalizmin dhe menaxhimin e situatës

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi i shoqëruar nga eurodeputeti Ilhan Kyuchyuk, ministri i Ekonomisë,...

Nëntori i dy ushtrive dhe i pabarazisë ndërkombëtare

Kosova i ka pasur dy ushtri. Ushtrinë e popullit, UÇK-në. Dhe, pas shpalljes së pavarësisë, FSK-në, e cila sot shënon ditën e saj. Nesër,...

Këshilltarët e BDI-së në Shkup kërkojnë seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Qytetit të Shkupit për aksidentin tragjik në Bullgari

Grupi i këshilltarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim së bashku me grupin e këshilltarëve të LSDM-së në Këshillin e Qytetit të Shkupit parashtruan iniciativë...