Monday, December 6, 2021
Home Lajme As anketat e rrejshme nuk e ndihmojnë Bilall Kasamin

As anketat e rrejshme nuk e ndihmojnë Bilall Kasamin

Sot ne rrjetet sociale u paraqit një anketë nga Qendra për Hulumtim dhe Komunikim Politik CRPC, sipas të cilës Bilal Kasami do të fitojë Teuta Arifin në Tetovë. Sipas rezultateve të këtij hulumtimi në një matje me 351 të anketuar, 129 janë votuar për Teuta Arifin kurse 135 për Bilal Kasamin, kurse 94 persona kanë refuzuar të përgjigjen në pyetjen.

Pas një analize të bërë, rezultoi se kjo qendër hulumtuese, është inekzistente, nuk ka të punësuar as numër kontakti. Si që mund të shifet në facebook faqen e kësaj qendre (https://m.facebook.com/Center-for-Research-and-Political-Communication-438829896503187/) me vetem 30 pëlqime, thujse të gjitha “matjet” që kjo qendër kishte bërë për rrethin e parë të zgjedhjeve lokale rezultojnë të jenë të gabuara, me gjasë qëllimisht dhe për përfitime ditore politike të partive të caktuara.

Vlet të theksohet fakti se një matje tjetër të realizuar me 11 tetor, kjo qendër kishte parashikuar që Teuta Arifi do të kryesonte në Tetovë me 18.35% të votave dhe pas saj Vullnet Murseli nga Aleanca do të merrte 16,95% të votave, kurse Bilal Kasami 13.7% të votave, që nuk rezultoi të ishte e saktë.

RELATED ARTICLES

Vargje prekëse nga Saranda Ademi për vëllaun që iku në moshë të re

Ende nuk i besohet askujt që një djalë i ri, një punëtor i shkëqyshëm i bankes TEB, i bukur, i matur dhe kaq i...

Grubi për Tv24: Askush nuk e mbron pronarin e Besa Trans

Zëvendëskryeministri i parë Grubi në emisionin 24 Analizë ka theksuar se askush nuk e mbron pronarin e “Besa Trans”.  Jo, zero, kurrë. Në asnjë...

Grubi për Tv24: Do ketë përgjegjësi për aksidentin në Bullgari

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi në emisionin 24 Analiza në lidhje me aksidentin e autobusit në Bullgari ku humbën jetën 45 persona tha se...

Most Popular

Bianca Junzell vjen plot energji, rezaton në fotosesionin e ri

I është rikthyer muzikës pas një pauze të gjatë, krijoi këngë të reja dhe një album me këngë të përpunuara. Bianca Junzell në një...

Kjo është Linda, frizerja shqiptare me famë në Zvicër

Është nga ato gra që nuk i marrin parasysh sfidat, mundimet dhe nuk dorëzohen. Lindita Iseni Emerllahu, për të gjithë e njohur si Linda,...

Ky është talenti Anton i këngës ” Pa ty”

Quhet "Pa ty" kënga që ka pak ditë që është publikuar nga këngëtari i ri por mjaft me stil e talent Anton Pervorfi. Djaloshi...

Vargje prekëse nga Saranda Ademi për vëllaun që iku në moshë të re

Ende nuk i besohet askujt që një djalë i ri, një punëtor i shkëqyshëm i bankes TEB, i bukur, i matur dhe kaq i...