Thursday, December 9, 2021
Home Lajme Anketa nga IHSPE: Në Tetovë e Gostivar kryeson BDI

Anketa nga IHSPE: Në Tetovë e Gostivar kryeson BDI

Zgjedhjet e 31 tetorit do të jenë garë e fuqishme politike për subjektet politike shqiptare në komunën e Tetovës dhe Gostivarit. Në Tetovë në raund të dytë garojnë Teuta Arifi nga BDI dhe Bilall Kasami i Lëvizjes Besa, ndërkohë në Gostivar Nevzat Bejta nga BDI dhe Arben Taravari nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

Me porosi nga media online OpinionShqip, Instituti për Hulumtime Socio-politike dhe Ekonomike- IHSPE realizoi anketë në territorin e komunës së Tetovës dhe Gostivarit për raundin e dytë të Zgjedhjeve Lokale të 31 Tetorit – 2021.

Pyetja ishte: Cili kandidat mendoni se do të fiton zgjedhjet lokale në Komunën e Tetovës, respektivisht Komunën e Gostivarit?

Nga gjithsej 2.511 qytetarë të anketuar në territorin e komunës së Tetovës, rezulltatet janë e sa vijojnë:

Teuta Arifi 43.23%

Bilall Kasami 36.56%

Refuzuan të përgjigjen: 21.21%.

Sipas hulumtimit në terren, kandidatja e BDI, Teuta Arifi kryeson me një diferencë gati 36% në fshatrat e Malësisë së Tetovës, ku u anketuan 213 qytetarë.

Për të qenë sa më të afërt me rezulltatin e zgjedhjeve të 31 Tetorit, anketa u zhvillua edhe në vendanime që popullohen nga komunitete të tjera siç janë turqit, romët dhe maqedonasit. Rezulltati është me sa vijon: Teuta Airif nga BDI: 53.4% dhe Bilall Kasami 39.6%. Pa përgjigje ishin 7 %.

Anketa përfshiu edhe komunën e Gostivarit. Objektiv i anketës së zhvilluar në terren derë më derë dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë ishte matja e mendimit të opinionit publik sa i përket kandidatit për Kryetar komune në Gostivar, dhe u zhvillua me fokus grupe te caktuara dhevendbanime të ndryshme.

Pyetja ishte: Cili kandidat mendoni se do të fiton zgjedhjet lokale në Komunën e Gostivarit?

Nga gjithsej 2.342 qytetarë të anketuar, rezulltatet janë me sa vijojnë: Nevzat Bejta nga BDI: 42.11%, Arben Taravari nga ASH dhe Alternativa: 39.59% dhe pa përgjigje 18.3%.

Për të qenë sa më të afërt me rezulltatin e zgjedhjeve të 31 Tetorit, edhe në Gostivar anketa u zhvillua edhe në vendanime që popullohen nga komunitete të tjera siç janë turqit dhe maqedonasit.

Objekt studimi ishte fshati Zdunjë që popullohet kryesisht nga komuniteti turk dhe komuniteti shqiptar. Në këtë vendbanim prinë kandidati i BDI, Nevzat Bejta me diferencë të theksuar nga kandidatët e tjerë.

Rezulltati është me sa vijon: Nevzat Bejta – BDI: 57.50%, Arben Taravari – ASH & Alternativa: 32.60%,  pa përgjigje 9.90% pa përgjigje. Në fshatin Zdunjë të populluar kryesisht nga shqiptar dhe turqit, u ankektuan 111 banorë të moshave dhe gjinive të ndryshme.

Anketa caktoi edhe opinionin publik në Malësinë e Gostivarit ku u përfshinë

fshatrat: Strajan, Padalisht, Tërnovë, Sërmnovë, Xhenovicë dhe Simnicë. Në këtë rajon prinë me diferencë gati 21% kandidati i BDI, Nevzat Bejta i ndjekur nga kandidati i koalcionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

Rezulltatet janë me sa vijojnë: Nevzat Bejta – BDI: 56.90%, Arben Taravari nga koalicioni ASH-Alternativa 33.30&, ndërsa 9.8 % e të anketuarve refuzan të përgjigjen.

Periudha e hulumtimit me takimet direkt në terren ishte nga data: 21 deri 25 Tetor – 2021. Hulumtimi është kryer në terren me një kampion përfaqësues të 2511 qytetarëve në Territorin e komunës së Tetovës prej të cilëve 1513 në qytet dhe  998 në vendbanimet rurale. Në Gostivar u anketuan 2342 qytetarëve nga të cilët 1248 në qytet dhe 1094 nëpër fshatra.

Në anketimin e ashtuquajtur ballë-për-ballë u përfshinë të gjitha grupet e votuesve me karakteristika të ndryshme, edhe për nga mosha, gjinia, vendbanimi (urban apo rural), statusi social, arsimimi, përkatësia etnike e etjerë.

Në Tetovë u anketuan 1.819 shqiptarë, 444 maqedonas, 232 turqë,

112 romë si dhe 136 qytetarë të etnitieteve të tjera. Në Gostivar u anketuan 1.512 shqiptarë, 463 maqedonas, 232 turqë, 99 romë si dhe 46 qytetarë të etnitieteve të tjera.

Zakonisht si më relevante konsiderohen anketat e realizuara derë më derë dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë. Anketa u zhvillua në mënyrë që çdo anëtar i popullatës të ketë një mundësi të njohur dhe pozitive përzgjedhjeje. Marzhi i gabimit mund të jetë +-2.5%, respektivisht kufiri i lejuar i gabimit mund të variojë nga +-2.3 deri +-2.5%.

Anketa nga Instituti për Hulumtime Socio-politike dhe Ekonomike – IHSPE me seli në Shkup, u zhvillua me porosi të Portalit Informativ OpinionShqip.

RELATED ARTICLES

Kryediplomati Osmani pret në takim Lazim Destanin: Prioritet bashkëpunimi

Presidenti i nderit i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare z. Lazim Destani ka zhvilluar një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të...

Taravari pranon që shpif: Nuk kam dëshmi për Kastriotin

Sekretari gjeneral i Aleancës për Shqiptarët dhe kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari në emisionin "Vetëm e Vërteta" ka pranuar se shpif për...

Sela, Taravari apo të dy bashkë do të bartin përgjegjësi për fiaskon zgjedhore të Aleancës?

Pas fiaskos në zgjedhjet e fundit lokale të Aleancës për Shqiptarët, po bëhen të fuqishme zërat brenda strukturave partiake të këtij subjekti politik dhe...

Most Popular

Melisa e fillon mbarë me Bye

Melisa është me prejardhje nga Tirana por jeton dhe vepron në Gjermani. Ajo sjellë projektin e parë të titulluar Bye, është punuar nga Zzap...

Valentin Kuqi-Vali gati këngën e dashurisë së tij

Artisti Valentin Kuqi po bëhet gati të na sjellë një super baladë. Në fakt ai e kishte treguar se kjo këngë do të ishte...

Valentin Kuqi-Vali gati këngën e dashurisë së tij

Artisti Valentin Kuqi po bëhet gati të na sjellë një super baladë. Në fakt ai e kishte treguar se kjo këngë do të ishte...

Humanisti i njohur Isa Mjeku ka një urim special per bashkeshorten

Në familjen e njohur të humanistit Isa Mjeiu ia festë pasi bashkëshortja e tij ka ditëlindjen dhe ai ka postuar këto fjalë të bukura...