Thursday, December 9, 2021
Home Lajme Arianit Hoxha thotë që Bilall Kasami gënjen: PO, Bilalli e takoi Ali...

Arianit Hoxha thotë që Bilall Kasami gënjen: PO, Bilalli e takoi Ali Ahmetin

A u takuan Ahmeti, Kasami, Grubi e Hoxha? Grubi thotë Po, Kasami Jo, Hoxha po, por…

Gjatë debatit në ClickPlus të dy kandidatëve për Tetovën, Teuta Arifi nga BDI i tha rivalit të saj nga Lëvizja Besa, Bilall Kasami, se ditë më parë ka kërkuar mbështetjen e kryetarit integrist Ali Ahmeti për rrethin e dytë të zgjedhjeve në këtë komunë.

Kasami e përgënjeshtoi këtë gjë gjatë emisionit, duke e quajtur sajesë të Arifit, por pas emisionit reagoi edhe zëvendëskryeministri nga BDI Artan Grubi.

“Të mërkurën, më 20 tetor 2021, në ora 14:45, z. Bilall Kasami bashkë me z. Arianit Hoxhën erdhën në ministrinë për sistem politik në Shkup, në kabinetin tim, me kërkesën e tyre, që ta takojnë z Ali Ahmeti për ta kërkuar mbështetjen e tij për Tetovën dhe Zhelinën. Këto takime nuk janë armiqësore dhe nuk duhet të ndikojnë negativisht në marrëdhëniet tona ndërnjerëzore dhe midis partive tona politike, këtë e presin qytetarë tanë. Fundja, po deshën dëshmi elektronike nga ky takim gati dy orësh, ua mundësojmë lehtësisht dhe menjëherë”, shkroi Grubi në Facebook.

TV21 për këtë e pyeti edhe ministrin Arianit Hoxha, që është edhe sekretar gjeneral i Lëvizjes Besa.

“Unë si pjesë e kabinetit qeveritar takohem rregullisht me kolegët ministra. Po është e vërtetë se jemi takuar Ali Ahmeti dhe Artan Grubin për të treguar rëndësinë e zgjedhjeve lokale për Lëvizjen BESA dhe nevojën që BDI të ketë respekt për Lëvizjen BESA si partner koalicioni. Po aq e vërtetë është se Artan Grubi më datë 26 Tetor në prezencë të disa kolegëve ministra më tha se u shpejtuam me koalicionin me ASH sepse ata ishin të gatshëm të na ofrojnë Komunën e Tetovës në këmbim të Zhelinës dhe ministrisë të bujqësisë. Kështu që ai duhet të tregojë se sa pazare të këtij lloji ka bërë me tjerët? Për komunat dhe votat vendosin qytetarët dhe jo zyrat partiake po si duket z.Grubi ende nuk e ka kuptuar seriozisht rolin dhe rëndësinë e pozicionit të tij politik”, tha Hoxha për TV21.

https://www.facebook.com/tv21hd/videos/314104296784873/

RELATED ARTICLES

Kryediplomati Osmani pret në takim Lazim Destanin: Prioritet bashkëpunimi

Presidenti i nderit i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare z. Lazim Destani ka zhvilluar një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të...

Taravari pranon që shpif: Nuk kam dëshmi për Kastriotin

Sekretari gjeneral i Aleancës për Shqiptarët dhe kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari në emisionin "Vetëm e Vërteta" ka pranuar se shpif për...

Sela, Taravari apo të dy bashkë do të bartin përgjegjësi për fiaskon zgjedhore të Aleancës?

Pas fiaskos në zgjedhjet e fundit lokale të Aleancës për Shqiptarët, po bëhen të fuqishme zërat brenda strukturave partiake të këtij subjekti politik dhe...

Most Popular

Melisa e fillon mbarë me Bye

Melisa është me prejardhje nga Tirana por jeton dhe vepron në Gjermani. Ajo sjellë projektin e parë të titulluar Bye, është punuar nga Zzap...

Valentin Kuqi-Vali gati këngën e dashurisë së tij

Artisti Valentin Kuqi po bëhet gati të na sjellë një super baladë. Në fakt ai e kishte treguar se kjo këngë do të ishte...

Valentin Kuqi-Vali gati këngën e dashurisë së tij

Artisti Valentin Kuqi po bëhet gati të na sjellë një super baladë. Në fakt ai e kishte treguar se kjo këngë do të ishte...

Humanisti i njohur Isa Mjeku ka një urim special per bashkeshorten

Në familjen e njohur të humanistit Isa Mjeiu ia festë pasi bashkëshortja e tij ka ditëlindjen dhe ai ka postuar këto fjalë të bukura...