Tuesday, November 30, 2021
Home Lajme Besa si PDSH, partner jo stabil dhe i paqendrueshëm

Besa si PDSH, partner jo stabil dhe i paqendrueshëm

Një Qeveri , shumë qëndrime dhe aq më tepër disa parti të vogla në momentin më të keq, për cështje minore kërcënojnë prishjen e një koalicioni shkruan TetovaSot.

E tillë mbetet edhe Lëvizja Besa e cila kërcënon në një mënyrë vetveten sepse ata akoma janë pjesë e koalicionit ” mozheme” dhe janë në Qeveri pikërisht për shkak të kësaj duke shpëtuar më parë nga zhbërja dhe më pas duke u ringritur për shkak të të qenurit në pushtet .Por duket se kjo parti ka marrë hov pas rezultatit në Tetovë dhe po sulmon në momentin më të papërshtatshëm koalicionin ku vetë bën pjesë duke treguar se është një partner jo stabil dhe shumë i paqëndrueshëm.

Deklaratën e sekretarit të përgjithshëm të Lëvizjes Besa, Arianit Hoxha se “Zhelina që ka lind një parti (si Lëvizjen BESA), mund të bëhet edhe Zhelinë që prish një Qeveri!”, kreu i BDI-së e cilësoi si deklaratë emocionale që ka për qëllim ushtrimin e presionit ndaj institucioneve përcjellë TetovaSot.

“Deklarata emocionale, dhe presion i drejtpërdrejtë ndaj organeve që janë kompetente për të sjell rregull dhe drejtësi në vend. Dhe mendoj se është presion ndaj institucioneve. Unë nuk mendoj se Lëvizja BESA do të tërhiqet, sepse i shkakton dëm edhe vetë partisë në fjalë, por besoj se është një lloj presioni ndaj koalicionit, por koalicioni nuk dëmtohet nga deklarata dhe presionet e tilla. Megjithatë nuk është mirë sepse po ushtrohet presion ndaj institucioneve”, deklaroi Ahmeti.

Në ndërkohë pas zhvillimeve të fundit me vendimin e KSHZ-së për rinumërim të votave në Komunën e Zhelinës , Arianit Hoxha i Besës paralajmëroi një konferencë shtypi sot në orën 14.00 duke bërë me dije si ky rivotim mund të jetë shkaktari kryesorë i prishjes së Qeverisë.

RELATED ARTICLES

Grubi – Geer: Kontesti me Bullgarinë të mbyllet sa më shpejtë, koha për datë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot ka pritur në takim ambasadorin e BE-së në...

Grubi – Kyuchyuk: Falenderim ndaj Bullgarisë për profesionalizmin dhe menaxhimin e situatës

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi i shoqëruar nga eurodeputeti Ilhan Kyuchyuk, ministri i Ekonomisë,...

Nëntori i dy ushtrive dhe i pabarazisë ndërkombëtare

Kosova i ka pasur dy ushtri. Ushtrinë e popullit, UÇK-në. Dhe, pas shpalljes së pavarësisë, FSK-në, e cila sot shënon ditën e saj. Nesër,...

Most Popular

Këshilltarët e BDI-së në Shkup kërkojnë seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Qytetit të Shkupit për aksidentin tragjik në Bullgari

Grupi i këshilltarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim së bashku me grupin e këshilltarëve të LSDM-së në Këshillin e Qytetit të Shkupit parashtruan iniciativë...