Monday, November 29, 2021
Home Lajme BDI: Të gjitha opsionet janë në tavolinë, përveç koalicionit me forca destruktive

BDI: Të gjitha opsionet janë në tavolinë, përveç koalicionit me forca destruktive

Pas zhvillimeve të fundit politike në vend dhe përfundimit të Zgjedhjeve lokale duke dalë si parti fituese absolute në bllokun politik shqiptar, Bashkimi Demokratik për Integrim sot ka mbajtur mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm, ku janë diskutuar të gjitha rrethanat në të cilat gjendet vendi si dhe gjetja e mundësisë më të mirë për dalje nga kriza politike, informon GAZETA.MK

Bashkimi Demokratik për Integrim është i bashkuar njëzëri në mbështetje të Kryetarit Ali Ahmeti për ti zhvilluar të gjitha bisedimet për daljen nga situata e ndërlikuar të shkaktuar nga dorëheqja e Kryeministrit.

Debati i frytshëm dhe konstruktiv në mbledhjen e sotme përfundoi me konkluzën që për BDInë të gjitha mundësitë dhe opcionet janë të hapura përveç koalicionit me forca që janë kundër NATO, BE, gjuhës shqipe, marrëveshjes së Ohrit.

Rruga europiane dhe integrimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut bashkë me reformat, marrëdhëniet ndër fqinjësore dhe ndëretnike, stabiliteti dhe siguria janë prioritete që nuk duhet ndaluar por duhet vazhduar deri në arritjen e suksesit.

Bashkëpunimi me forca politike të cilat ndalojnë këtë rrugëtim nuk mirret në asnjë konsideratë, andaj Bashkimi Demokratik për Integrim do të angazhohet për moskthim të vendit nga rruga euroatlantike dhe e fqinjësisë së mirë me marrëdhënie të shëndosha midis shqiptarëve dhe maqedonasve dhe të tjerëve.

Bashkimi Demokratik për Integrim si forcë me legjitimitetit dhe me mandat të plotë nga populli, do të vazhdojë të ndjekë Agjendën europiane për anëtarësim të vendit në Bashkimin Europian dhe miqësinë e afërt me Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke e zbatuar në përpikshmëri partneritetin strategjik me administratën amerikane.

Qytetarët duhet të qëndrojnë të qetë dhe besimplotë që vendi jonë nuk do të ketë regres.

Burimi: GAZETA.MK

RELATED ARTICLES

Grubi – Geer: Kontesti me Bullgarinë të mbyllet sa më shpejtë, koha për datë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot ka pritur në takim ambasadorin e BE-së në...

Grubi – Kyuchyuk: Falenderim ndaj Bullgarisë për profesionalizmin dhe menaxhimin e situatës

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi i shoqëruar nga eurodeputeti Ilhan Kyuchyuk, ministri i Ekonomisë,...

Nëntori i dy ushtrive dhe i pabarazisë ndërkombëtare

Kosova i ka pasur dy ushtri. Ushtrinë e popullit, UÇK-në. Dhe, pas shpalljes së pavarësisë, FSK-në, e cila sot shënon ditën e saj. Nesër,...

Most Popular

Këshilltarët e BDI-së në Shkup kërkojnë seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Qytetit të Shkupit për aksidentin tragjik në Bullgari

Grupi i këshilltarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim së bashku me grupin e këshilltarëve të LSDM-së në Këshillin e Qytetit të Shkupit parashtruan iniciativë...