Thursday, December 9, 2021
Home Lajme Çfarë u diskutua në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së?

Çfarë u diskutua në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së?

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së. Pas mbledhjes, zëdhënësi i partisë, Bujar Osmani bëri të ditur se në këtë mbledhje kanë diskutuar për interesat e shtetit dhe qytetarëve. Osmani tha se “kursi eutoatlantik i Maqedonisë së Veriut është i pa alternativë, shkruan GAZETA.MK

Vendi ka nevojë për stabilitet, për vazhdimësi të këtij kursi, për implementim të reformave që e përshpejtojnë rrugën drejt anëtarësimit në BE”.

U diskutua për interesat e shtetit të cilat janë edhe të qytetarëve. Me unanimitet u konfirmua nga të gjithë anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm është se kursi eutoatlantik i Maqedonisë së Veriut është i pa alternativë. Vendi ka nevojë për stabilitet, për vazhdimësi të këtij kursi, për implementim të reformave që e përshpejtojnë rrugën drejt anëtarësimit në BE, por edhe rrumbullakësimin e projekteve historike të mëdha infrastrukturore të cilat kanë nisur dhe janë pjesë e agjendës tonë politike.

Këshilli i përgjithshëm me unanimitet autorizoi kryetarin Ali Ahmeti që të vazhdojë bisedimet me të gjithë partitë poltike për të ruajtuar kursin euroatlantik të vendit, natyrisht përveç atyre të cilët janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me interesat e qytetarëve me vlerat euroatlantike, vlerat progresive dhe perëndimore që i kanë njerëzit dhe ky vend.

Kështu që këto bisedime do të vazhdojë t’i bëjë kryetari Ahmeti. Dëshiroj që t’i rehatoj qytetarët që të jenë të qetë për shkak se BDI ka dëshmuar gjithmonë se dinë të trasojë interesin e tyre në mënyrë më të mirë dhe të ruaj të ardhmen e vendit, tha zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së.

Kujtojmë se takimi i Këshilit të përgjithshëm të BDI-së, u mbajtë me kërkesë të kreut të integristëve, pas situatës politike të krijuar ditëve të fundit.

RELATED ARTICLES

Kryediplomati Osmani pret në takim Lazim Destanin: Prioritet bashkëpunimi

Presidenti i nderit i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare z. Lazim Destani ka zhvilluar një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të...

Taravari pranon që shpif: Nuk kam dëshmi për Kastriotin

Sekretari gjeneral i Aleancës për Shqiptarët dhe kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari në emisionin "Vetëm e Vërteta" ka pranuar se shpif për...

Sela, Taravari apo të dy bashkë do të bartin përgjegjësi për fiaskon zgjedhore të Aleancës?

Pas fiaskos në zgjedhjet e fundit lokale të Aleancës për Shqiptarët, po bëhen të fuqishme zërat brenda strukturave partiake të këtij subjekti politik dhe...

Most Popular

Melisa e fillon mbarë me Bye

Melisa është me prejardhje nga Tirana por jeton dhe vepron në Gjermani. Ajo sjellë projektin e parë të titulluar Bye, është punuar nga Zzap...

Valentin Kuqi-Vali gati këngën e dashurisë së tij

Artisti Valentin Kuqi po bëhet gati të na sjellë një super baladë. Në fakt ai e kishte treguar se kjo këngë do të ishte...

Valentin Kuqi-Vali gati këngën e dashurisë së tij

Artisti Valentin Kuqi po bëhet gati të na sjellë një super baladë. Në fakt ai e kishte treguar se kjo këngë do të ishte...

Humanisti i njohur Isa Mjeku ka një urim special per bashkeshorten

Në familjen e njohur të humanistit Isa Mjeiu ia festë pasi bashkëshortja e tij ka ditëlindjen dhe ai ka postuar këto fjalë të bukura...