Tuesday, November 30, 2021
Home Lajme Mickoski: Dorëzohem, nuk ia vlen të merrem më me politikë

Mickoski: Dorëzohem, nuk ia vlen të merrem më me politikë

Kryetari i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski në prononcimin e tij për mediat deklaroi se dorëzohet dhe se nuk ia vlen më të merret me politikë.

Kjo deklaratë e Mickoskit vjen pas deklarimit të deputetit të Lëvizjes Besa Kastriot Rexhepi se nuk do të merr pjesë në seancën për mosbesimin e qeverisë dhe dështimin e bllokut opozitar maqedonas dhe atij shqiptar për të siguruar numrin e nevojshëm të deputetëve për të rrëzuar Qeverinë e udhëhequr nga koalicioni proeuropian LSDM – BDI.

“Mendoj se kjo është turp i madh për demokracinë dhe për vlerat. Nëse mendoni se nuk e kemi pritur, ju them se ne e kemi pritur një gjë të tillë. Nëse konfirmohet tregtia, atëherë lind pyetja nëse ja vlen të merresh me politik në Maqedoni. U kërkojë falje qytetarëve që duhet të jenë dëshmitarë të një shfaqjeje cirku në Kuvend. Më vjen keq që duhet të jem pjesë e një cirku të tillë”, tha Mickoski.

“As më shkon ndërmend në atë mënyrë të bisedojë. Çdokush kush mendon se kjo Qeveri është kriminale, mund lirshëm të vije dhe të bashkëngjitet. Një deputet është zhdukur dhe nuk e dimë se ku është”, u shpreh Mickoski.

Mickoski tha se janë të shqetësuar se nëse është gjallë njeri. “Nëse nuk paraqitet duhet MPB të reagojë. Këto janë metoda të shekullit 16 dhe 17”, deklaroi Mickoski.

Gjithsesi VMRO dhe bashkëpunëtorët e saj Levica, Besa, Aleanca dhe Alternativa si nismëtarë të kësaj iniciative do të presin deri në ora 00:00 ashtu siç edhe parasheh Rregullorja e Kuvendit.

RELATED ARTICLES

Grubi – Geer: Kontesti me Bullgarinë të mbyllet sa më shpejtë, koha për datë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot ka pritur në takim ambasadorin e BE-së në...

Grubi – Kyuchyuk: Falenderim ndaj Bullgarisë për profesionalizmin dhe menaxhimin e situatës

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi i shoqëruar nga eurodeputeti Ilhan Kyuchyuk, ministri i Ekonomisë,...

Nëntori i dy ushtrive dhe i pabarazisë ndërkombëtare

Kosova i ka pasur dy ushtri. Ushtrinë e popullit, UÇK-në. Dhe, pas shpalljes së pavarësisë, FSK-në, e cila sot shënon ditën e saj. Nesër,...

Most Popular

Këshilltarët e BDI-së në Shkup kërkojnë seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Qytetit të Shkupit për aksidentin tragjik në Bullgari

Grupi i këshilltarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim së bashku me grupin e këshilltarëve të LSDM-së në Këshillin e Qytetit të Shkupit parashtruan iniciativë...