Thursday, December 9, 2021
Home Lajme Ali Ahmeti: Dibra i takon perëndimit dhe progresit, jo lindjes e regresit

Ali Ahmeti: Dibra i takon perëndimit dhe progresit, jo lindjes e regresit

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z.Ali Ahmeti gjatë ditës së sotme ka realizuar takim me qytetarët e komunës së Dibrës ku të dielën me 14 Nëntor do të mbahet raundi i dytë i Zgjedhjeve lokale.

Në takimet me qytetarë kryetari Ahmeti ka potencuar rëndësinë e vazhdimësisë së zhvillimit të komunës së Dibrës, duke ftuar ata që të votojnë për kandidatin e BDI-së Hekuran Duka dhe të mbështesin programin e tij zgjedhor i cili dukshëm do të përmirësojë cilësinë e jetës së qytetarëve.

“Të gjithë qëndrojmë prapa kandidatit tonë dhe projekteve që ai i prezanton para jush. Dhe të gjitha këto projekte do të realizohen sepse Duka dhe ekipi i tij e ka mbështetjen e BDI-së dhe Qeverisë proeuropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, ka theksuar Ahmeti.

Ai poashtu u shpreh se procesi zgjedhor i 14 Nëntorit në Dibër përveç që është i rëndësishëm për zgjedhjen e të parit të komunës, mbi të gjitha është sfidë e përcaktimit mes progresit dhe regresit, mes të ardhmes europiane të vendit dhe stagnimin në zhvillim e tij.

Duke bërë thirrje që të rrethohet numri 3 dhe të votohet Hekuran Duka, Ahmeti tha se Dibra i takon perëndimit dhe progresit, jo lindjes dhe regresit.

Sipas tij, dibranët kanë qenë pjesë e rëndësishme e arritjes së synimeve të lirisë, barazisë e përparimit të vendit dhe se njësoj të rreshtuar në krah të Uashingtonit dhe Brukselit duhet të vazhdojnë rrugëtimin e zhvillimit të vendlindjes së tyre.

Me respekt,
Bashkimi Demokratik për Integrim

RELATED ARTICLES

Kompania ATS Group e afaristit Shefshet Demirovski shpallet kompani numër 1 me fitim në evenimentin TOP 100

Kompania ATS Group e afaristit Shefshet Demirovski shpallet kompania numër 1 me fitim në evenimentin e TOP 100 kompanive më të suksesshme e organizuar...

Kryediplomati Osmani pret në takim Lazim Destanin: Prioritet bashkëpunimi

Presidenti i nderit i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare z. Lazim Destani ka zhvilluar një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të...

Taravari pranon që shpif: Nuk kam dëshmi për Kastriotin

Sekretari gjeneral i Aleancës për Shqiptarët dhe kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari në emisionin "Vetëm e Vërteta" ka pranuar se shpif për...

Most Popular

Kompania ATS Group e afaristit Shefshet Demirovski shpallet kompani numër 1 me fitim në evenimentin TOP 100

Kompania ATS Group e afaristit Shefshet Demirovski shpallet kompania numër 1 me fitim në evenimentin e TOP 100 kompanive më të suksesshme e organizuar...

Melisa e fillon mbarë me Bye

Melisa është me prejardhje nga Tirana por jeton dhe vepron në Gjermani. Ajo sjellë projektin e parë të titulluar Bye, është punuar nga Zzap...

Valentin Kuqi-Vali gati këngën e dashurisë së tij

Artisti Valentin Kuqi po bëhet gati të na sjellë një super baladë. Në fakt ai e kishte treguar se kjo këngë do të ishte...

Valentin Kuqi-Vali gati këngën e dashurisë së tij

Artisti Valentin Kuqi po bëhet gati të na sjellë një super baladë. Në fakt ai e kishte treguar se kjo këngë do të ishte...