Monday, December 6, 2021
Home Lajme Grubi - Linhart: Maqedonia e Veriut meriton hapjen e negociatave me BE

Grubi – Linhart: Maqedonia e Veriut meriton hapjen e negociatave me BE

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi sot realizoi takim me ministrin federal për Çështje Europiane dhe Ndërkombëtare të Republikës së Austrisë, Michael Linhart.

Të dy bashkëbiseduesit konstatuan se marrëdhëniet dypalëshe janë të shkëlqyeshme në të gjitha sferat dhe se në këtë frymë do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Zëvendëskryeministri i parë Grubi e njoftoi ministrin austriak Linhart për situatën politike në vend, reformat që po ndërmerr Qeveria në rrugëtimin drejt integrimit në Bashkimin Europian, reformat në sistemin gjyqësor, administratë dhë në sfera tjera.

Grubi gjatë këtij takimi pohoi se vendit i nevojitet një Qeveri stabile, pro europiane që do të zbatojë Marrëveshjen e Ohrit, atë të Prespës, marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë dhe do të realizoj projektet kapitale që do të ndikojnë në përmirësimin e standardit
jetësor.

Zëvendëskryeministri i parë Grubi i tha z. Linhart se shpreson se Maqedonia e Veriut do të arrijë marrëveshje me Bullgarinë dhe me 14 dhjetor në Samitin e Komisionit Europian do të marrë datë për fillimin e negociatave.

Grubi gjithashtu falënderoi ministrin federal për Çështje Europiane dhe Ndërkombëtare të Republikës së Austrisë, Michael Linhart për mbështetjen që në vazhdimësi Austria ia jep Republikës së Maqedonisë së Veriut për integrimin e vendit dhe në zbatimin e reformave të brendshme.

Ndërkaq, ministri austriak Linhart konfirmoi mbështetjen e vendit të tij për fillimin e negociatave të RMV-së me Bashkimin Europian duke nënvizuar se integrimi i Ballkanit perëndimor në familjen europiane është më se i nevojshëm sepse në fakt ky rajon i takon Europës.

z. Linhart theksoi se Austria do të vazhdojë të mbetet e angazhuar që sa më parë Maqedonia e Veriut të fillojë bisedimet jo vetëm për faktin që ky rajon do të paraqet pasuri ekonomike për BE-në por edhe nga fakti se është pjesë e rëndësishme për një Europë edhe më të fuqishme.

Në fund të këtij takimi zëvendëskryeministri i parë z. Grubi dhe dhe ministri austriak Linhart theksuan se Maqedonia e Veriut dhe Austria kanë bashkëpunim të mirë edhe në sferën e ekonomisë, me ç’rast dhjetëra kompani me kapital austriak veç më funksionojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut që është indikacion i qartë për thellimin e këtij bashkëpunimi.

RELATED ARTICLES

Vargje prekëse nga Saranda Ademi për vëllaun që iku në moshë të re

Ende nuk i besohet askujt që një djalë i ri, një punëtor i shkëqyshëm i bankes TEB, i bukur, i matur dhe kaq i...

Grubi për Tv24: Askush nuk e mbron pronarin e Besa Trans

Zëvendëskryeministri i parë Grubi në emisionin 24 Analizë ka theksuar se askush nuk e mbron pronarin e “Besa Trans”.  Jo, zero, kurrë. Në asnjë...

Grubi për Tv24: Do ketë përgjegjësi për aksidentin në Bullgari

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi në emisionin 24 Analiza në lidhje me aksidentin e autobusit në Bullgari ku humbën jetën 45 persona tha se...

Most Popular

Bianca Junzell vjen plot energji, rezaton në fotosesionin e ri

I është rikthyer muzikës pas një pauze të gjatë, krijoi këngë të reja dhe një album me këngë të përpunuara. Bianca Junzell në një...

Kjo është Linda, frizerja shqiptare me famë në Zvicër

Është nga ato gra që nuk i marrin parasysh sfidat, mundimet dhe nuk dorëzohen. Lindita Iseni Emerllahu, për të gjithë e njohur si Linda,...

Ky është talenti Anton i këngës ” Pa ty”

Quhet "Pa ty" kënga që ka pak ditë që është publikuar nga këngëtari i ri por mjaft me stil e talent Anton Pervorfi. Djaloshi...

Vargje prekëse nga Saranda Ademi për vëllaun që iku në moshë të re

Ende nuk i besohet askujt që një djalë i ri, një punëtor i shkëqyshëm i bankes TEB, i bukur, i matur dhe kaq i...