Thursday, December 9, 2021
Home Showbizz Feride Dushaj:”Ah moj nanë”, kënga për njeriun e shtrenjtë

Feride Dushaj:”Ah moj nanë”, kënga për njeriun e shtrenjtë

Feride Dushaj  është këngëtarja që dashuron muzikën e Veriut, por që këndon edhe rryma të tjera. Ky është pohimi i saj, por edhe një e vërtetë shumë e bukur. Ajo është i drejtpërdrejtë, flet hapur dhe intervista me të është më tepër një bashkëbisedim i këndshëm dhe i pastër sesa pyetje-përgjigjet standarde që jemi mësuar të lexojmë zakonisht. Feridja, karrierën e tij e zhvillon më shumë jashtë vendit sesa në Shqipëri dhe shprehet se kudo ku shkon, ndihet si në shtëpinë e saj. Ajo ka vite që këndon, por vitet e fundit janë ato që e kanë sjellë më afër publikut me këngë dhe klipe të reja…

 

-Feride, ke shumë vite në skenën shqiptare… Cila është arritja më e madhe gjatë këtyre viteve, ajo që do të doje ta veçoje?

– Përshëndetje si fillim dhe mirë se ju gjej. Nuk mund të bëj dallime sepse unë, sa herë që kam një mikrofon për të kënduar e quaj arritje sepse është ajo që unë e bëj me më shumë dashuri.

– Çfarë ka të veçantë muzika e veriut , që ti e do kaq shumë?

– Me muzikë veriu kam lindur dhe jam rritur, ajo ka melodi brenda. Nëpërmjet saj unë shpreh botën time të brendshme, dhimbjen, gëzimin, dashurinë dhe gjithçka tjetër që ka të bëjë me ndjeshmëritë njerëzore… por unë këndoj edhe kenge te zonave te tjera, kështu që mund të them se muzikën nuk e krahinizoj, por e këndoj me shpirt.

– Kur një këngë, ka vërtet sukses?

– Në momentin që kënga pëlqehet në publik, ai për mua quhet sukses.

– Këngën tënde, me titull “Ah moj nane”, unë e kam shumë për zemër. Si u realizua kjo këngë?

– Kënga “Ah moj nane” u realizua për të shprehur te gjithe dashurine per nenen. Ajo eshte bekim mbi toke dhe mban fijet e jetes lidhur me shpirtin dhe frymen. Kush nuk do donte te binte ne gjume dhe te hapte syte prane nenes, por jeta eshte e cuditshme dhe na detyron te largohemi e te jetojme me pengun e largesise me nenen. Pasuria me e madhe ne jete eshte nena per femijen dhe femija per nenen prandaj dhe une i dedikova nje kenge per dashurine e madhe. Teksti dhe muzika eshte realizuar nga une, ndoshta prandaj eshte dhe kaq e ndjere sepse ka dale nga shpirti.

– Cili ka qenë mesazhi më i bukur që ke marrë nga ndjekesit e tu?

– Mesazhi i një zonje ne Itali që më tha: “Të keqen, se më shërove plagët e shpirtit”. Kam nenen ne Shqiperi dhe kete kenge sikur me hoqe pak mallin.

– Për çfarë do të hiqje dorë nga kënga?

– Vetëm për familjen! Për mua, ajo është gjëja më e shenjtë në botë.

– Ekzistojnë thashethemet mes këngëtarëve?

– Thashetheme?! Po jooooo, çne! (Qesh)

– Feridja-muzika-familja. Si i ke bashkërenduar këta tre komponentë?

– Pyetje e vështirë kjo! Falë bashkëshortit tim,i cili arrin ta kuptojë se muzika më mban gjallë dhe është më e fortë se unë. Sigurisht, nuk mund të lë pa përmendur të gjithë familjen time femijet, niperit dhe mbesat, për mbështetjen dhe dashurinë që më kanë dhënë!

– A ka diçka që do ta shtosh në fund?

– Dua të përshëndes të gjithë kolegët e mi, kudo që ndodhen. Në tregun muzikor shqiptar ka shumë këngëtarë e këngëtare të paaftë dhe në krahun tjetër, ka shumë talente të panjohura. Për këtë fenomen duhet bërë diçka patjetër. Ju falënderoj përzemërsisht për intervistën dhe ju uroj suksese. Respekt për të gjithë. Feride Dushaj!

https://youtu.be/4jT8u8db3Bg

RELATED ARTICLES

Melisa e fillon mbarë me Bye

Melisa është me prejardhje nga Tirana por jeton dhe vepron në Gjermani. Ajo sjellë projektin e parë të titulluar Bye, është punuar nga Zzap...

Valentin Kuqi-Vali gati këngën e dashurisë së tij

Artisti Valentin Kuqi po bëhet gati të na sjellë një super baladë. Në fakt ai e kishte treguar se kjo këngë do të ishte...

Valentin Kuqi-Vali gati këngën e dashurisë së tij

Artisti Valentin Kuqi po bëhet gati të na sjellë një super baladë. Në fakt ai e kishte treguar se kjo këngë do të ishte...

Most Popular

Melisa e fillon mbarë me Bye

Melisa është me prejardhje nga Tirana por jeton dhe vepron në Gjermani. Ajo sjellë projektin e parë të titulluar Bye, është punuar nga Zzap...

Valentin Kuqi-Vali gati këngën e dashurisë së tij

Artisti Valentin Kuqi po bëhet gati të na sjellë një super baladë. Në fakt ai e kishte treguar se kjo këngë do të ishte...

Valentin Kuqi-Vali gati këngën e dashurisë së tij

Artisti Valentin Kuqi po bëhet gati të na sjellë një super baladë. Në fakt ai e kishte treguar se kjo këngë do të ishte...

Humanisti i njohur Isa Mjeku ka një urim special per bashkeshorten

Në familjen e njohur të humanistit Isa Mjeiu ia festë pasi bashkëshortja e tij ka ditëlindjen dhe ai ka postuar këto fjalë të bukura...