“Ku po shkon rini 2”, monologu nga Marjan Geci një dritare e re në mbështetje të ëndrrave rinore

Imagjinoni te jete ky jo thjesht nje alarm zgjimi, por tringellimi i motivimit te cdokujt prej jush per nje arritje te re cdo dite.

Lindja e diellit dhe rifillimi i ciklit te dite-nates na kujton se ashtu si edhe koha cdo gje ndryshon, perparon. Edhe kur mendojme se jemi ne terrin e mesnates ne fakt sapo ka nisur rrugetimi i nje agimi te ri. Megjithate, ashtu si shkelqimi dhe renia e nje ylli, ne duhet te kapim momentin e shkelqimit dhe te rrezatojme.

Disa prej jush mund te mendojne se kam qene perhere kaq i rritur, qe nuk i kam rene ndonjehere maces me luge apo se nuk i kam gervishtur ndonjehere gjunjet. Ju garantoj se kjo koke eshte bere shpesh me gunga, ndaj doja te ndaja me ju disa pjeseza perjetimesh dhe mendimesh nga rrugetimi im.

 

Sa jemi femije cdo gje eshte e lehte.

Sigurisht! Prindi eshte ai qe kujdeset qe ne (femijet) te mos na mungojne gjerat e rendesishme dhe te parendesishme.

Rritja: kurthi me 1001 pengesa. Po, po eshte nje kurth ku rrugedaljen duhet ta gjeme vete.

Pergjegjesia e moshes madhore me pershkoi edhe mua si era e nje gryke mali.

Patjeter qe eshte faze me shume skenare te ndertuar ne koke, por nga e thena ne te bere kalon nje lum i tere thone. Sapo mbarova gjimnazin. Me ambicie ne koke dhe armatosur me vullnet te hekurt rastesia me perballi me nje interviste pune krejt te paplanifikuar, te cilen e fitoj se bashku me besimin e punedhenesit. Dikush do thoshte: “ia gjete mikun?”. Do ishte e lehte te kishim miq kudo, por te ngroh me shume dielli i meritokracise se sa prozhektoret e gjithe miqve.

Si nje zog qe ka kryer fluturimin e pare vetem nga foleja, shkoj ne shtepi shume i lumtur sepse kisha shenuar nje arritje krejt timen, si nje gur themeli ne territorin e maturimit. Ulem dhe u tregoj prinderve te mi. Mami optimiste, babi skeptik, por gjithmone besimplote te une sepse ajo cka kemi nevoje eshte te dime se familja na qendron ne krahe pavaresisht gjithckaje. Ashtu si thote edhe shkrimtari Markez “Kur i sapolinduri shtrengon me grushtin e tij te vogel, per here te pare, gishtin e babait te tij, e mban shtrenguar pergjithmone”.

Le te ngreje doren ai qe nuk ka pasur asnje lloj problemi apo veshtiresie ne jete.

Kush thote te kunderten eshte nje pinok ama.

Problemet jane te vazhdueshme ne jete. Kur e zgjidh problemin ke bere upgrade forces tende. Ne thelb problemet nuk mbarojne kurre; ato thjesht shkembehen, transformohen ose lehtesohen.

Çfaredo qofshin problemet e tua, thelbi eshte i njejte: zgjidh problem! Ji i lumtur!

Nga natyra njerezit priren te fajesojne te tjeret per problemet e tyre ose rrethanat e jashtme. Kjo mund t’i beje te ndihen mire per nje kohe te shkurter, por i con drejt nje jete plot zemerim, dobesi dhe deshperim. Mos harro ai qe eshte vertet i lumtur nuk qendron perpara pasqyres t’i thote vetes qe eshte i lumtur. Lumturia ndjehet, perjetohet, nuk urdherohet, nuk komandohet.

Sa me shume te shmangim dhe te mpijme problemet, aq me e dhimbshme do te jete kur ne fund te duhet te perballemi me to.

Sipas Hobsit, prej natyres njeriu gjen tre shkaqe kryesore konfliktesh:

1) Konkurrenca per te pushtuar dhe fituar mbi te tjetet;

2) Disidenca per te kerkuar siguri;

3) Lavdia per prestigj dhe famen e emrit te vet.

 

(ZGJIDHI BETEJAT E TUA)

– “Çfare kerkon nga jeta?”

– “Dua te jem i lumtur, te kem nje pune qe me pelqen,” – kjo do te ishte nje pergjigje aq e zakonshme dhe e pritshme, por vertete… kaq kerkon nga jeta?! Per cfare je i gatshem te luftosh?”

Nese do te fillosh biznesin tend nuk behesh dot sipermarres i suksesshem nese nuk je i gatshem te perballosh rrezikun, pasigurine, deshtimet e vazhdueshme, per nje fitim te pagarantuar… por rrezikojme te jemi prane drites te papare, prane sofres te pangrene sepse duam shperblimin dhe jo perpjekjet; rezultatin dhe pa procesin; fitoren, por jo betejen… Por jeta nuk funksionon ashtu.

Personi qe je percaktohet nga ajo cfare je i gatshem te perballesh. E sheh pra?! Nuk eshte nje vije e drejte e shtruar me lule dhe ar. Eshte nje spirale e drejtuar per lart, qe nuk ka fund dhe nese mendon per nje moment se je i lire te ndalosh se ngjituri, druaj se nuk po e kupton thelbin sepse kenaqesia, eshte te vete ngjitja. Serish doja te citoja Markezin kur thote se “e gjithe bota adhuron te jetoje mbi majen e malit, pa e ditur se lumturia e vertete eshte ne ngjitjen e shpatit.”

 

(NE JEMI ARKITEKTET E BINDJEVE TONA)

Eshte kryer nje eksperiment psikologjik ku njerezit shtypin butonat ne menyre rastesore, derisa ne fund, ndizet drita dhe ata fitojne nje pike. Perseritet i njejti proces, vetem se tani drita nuk ndizet. Keshtu, ata provojne me sekuenca me te nderlikuara shtypjen e butonit, por pastaj edhe kjo nuk funksionon me. Ndoshta nuk ka te beje fare me butonat, mendojne ata. Ndoshta ka te beje me menyre se si qendrojne ulur ose me cfare po e prek butonin. Ndoshta me kembe. Ding! Nje pike tjeter.

Brenda dhjete ose pesembedhjete minutash, secili prej tyre e ka ndertuar nje skeme per te fituar me shume pike, por a e dini cila ishte strategjia e lojes?

E gjete: piket jane te rastesishme. Suksesi nuk ka asnje sekuence apo rregull te caktuar. Karta fituese eshte kembengulja dhe mosdorezimi.

Komediani Emo Filips ka thene “Dikur mendoja se truri ishte organi me i mrekullueshem ne trupin tim, por me pas kuptova se kush po ma thoshte kete.”

 

(VRIT VETEN)

Ti mendon se problemet e tua meritojne te trajtohen ndryshe, se problemet e tua kane nje formule unike qe nuk u bindet ligjeve te universit. Sipas Fromit, “kontrasti i vertete eshte ai midis njeriut te lidhur me egon – ekzistenca e te cilit eshte e strukturuar nga parimi i zoterimit – dhe njeriut te lire, i cili ka kapercyer egocentrizmin e tij.

Rekomandimi im eshte ky: mos ji i vecante, mos ji unik. Perkufizoji serish njesite e tua matese ne menyra te zakonshme dhe te gjere. Zgjidh te mos e matesh veten si nje yll ne lindje apo nje gjeni i pazbuluar, por as si nje deshtim, si i pavlere, apo i mjere.

Mate veten sipas setres se identiteteve me te zakonshem: student, partner, familjar, mik…

 

(QENDRONI TE URITUR)

Per ta jetuar jeten plot energji duhet te keni nje arsye qe te zgjoheni ne mengjes, dicka qe t’ju mbaje mbi gjemba, te jeni te perfshire, qe te vazhdoni te qendronin te uritur. “Suksesi eshte aftesia per te kaluar nga deshtimi ne deshtim pa e humbur entuziazmin”, ka thene Cercilli.

Si cdo i ri i kёtij vendi jam i mbёshtjellё nga vorbull energjie nё kёrkim tё suksesit dhe pёrmbushjes sё misionit madhor.

Ky vizion mund te krijohet qe tani, ne çdo moment. Po, po! Koha jote eshte tani. Mos prit me asnje second ndryshe je teper vone. Mund ta ndryshosh planin dhe strategjite gjate rruges nese do, por mos jeto asnje moment pa nje vizion, pa objektiva afatshkurtra dhe afatgjata!

 

(PERQENDROHUNI)

“Fokusi eshte gjithçka. Skuadra me e perqendruar do ta fitoje kete loje.”

Shumica prej nesh e humbim perqendrimin ne jete, sepse shqetesohemi gjithmone nga mundesite negative. Nese nuk perqendrohemi ne ato qe doni, atehere rrezimi dhe mosarritja do t’ju vije ne jeten tuaj. Kur perqendroheni ne te qenit nje person i lumtur dhe i motivuar, atehere ky person do te beheni…

 

(TREGOJINI VETES NJE GENJESHTER TE VERTETE / VENDOSENI BIBLIOTEKEN MBI RROTA)

Nuk ekzagjeroj kur them se shumica prej nesh nuk arrin ta shohe te verteten se ç’mund te jete, gjithe potencialin qe secili ka ne vetvete. Mos nguro! Ji kreativ, frymezohu nga modelet, meso! Fantazia dhe koha jane miqte tane me te mire nese i trajtojme me kujdes dhe zgjuarsi. Koha e lire qe rrime ne makine degjojme muzike ose shajme kur jemi ne trafik, shkon e shperdoruar dhe mbingarkesa psiko-fizike na ben keq per gjendjen tone mendore. Ndaj, perhere mbaj nje liber me vete dhe kur gjej pak momente qetesia dhe hapesire lexoj qofte edhe pak rreshta. Dhe jo rralle çka lexoj me nxit te gjej zgjidhje edhe pengesave te perditshmerise.

Nese nuk je mik i librit, atehere perfytyro nje imazh me te mire te vetes.

Fake it till you make it!

Dhe ne kete moment me vjen ndermend Henri Ford kur shprehej se “Deshtimi nuk eshte gje tjeter veç se mundesia per te rifilluar, por kete here me me teper zgjuarsi”.

 

(ZGJIDH PAKICEN E LUMTUR)

Njerezit do te jene xheloze per çdo ndryshim qe do te beni. Mes atyre qe xhelozojne do te jene edhe disa prej miqve apo pjese e rrethit tuaj familjar, te cilet me apo pa dashje kthehen ne vampire energjish dhe mole endrrash. Po! Mos u çudisni sepse Jul Qezarit e keqja i erdhi nga miku i tij Brut. Njerezit priren te asimilojne ate qe dallon, per ta kthyer si vetja. Kjo na pret krahet dhe biem ne pergjumje si banoret e pyllit te magjepsur…

Je gati?

Zgjohu dhe rend pёr ёndrrёn tёnde! Forca dhe vrapo se koha jote ёshtё tani miku im!

https://youtu.be/l7_jUjuo6Tc