Wednesday, January 19, 2022
Home Lajme Nëntori i dy ushtrive dhe i pabarazisë ndërkombëtare

Nëntori i dy ushtrive dhe i pabarazisë ndërkombëtare

Kosova i ka pasur dy ushtri. Ushtrinë e popullit, UÇK-në. Dhe, pas shpalljes së pavarësisë, FSK-në, e cila sot shënon ditën e saj. Nesër, ndër të tjera, shënohet edhe përvjetori i daljes së parë publike të UÇK-së.

Shkruan: Adil Behramaj

Pra, ne kishim ushtri, para se të kishim shtet. Por, paradoksalisht, për të dyja këto ushtri të ndërlidhura fort me njëra-tjetrën, sot i kemi dy trajtime të pabarabarta nga ndërkombëtarët.

UÇK-në, që aktualisht e kemi në paraburgim në Hagë, po na e trajtojnë si të mirëorganizuar dhe me hierarki të rregullt komanduese. Ndërsa, FSK-në, trashëgimtaren e UÇK-së, që të bëhet ushtri e rregullt dhe e mirëorganizuar i është kërkuar edhe një tranzicionin 10 vjeçar. Organizimi popullor rreth UÇK-së, sipas ndërkombëtarëve në Hagë, ishte shumë mirë i organizuar.

Ndërsa, organizimi i mëtejmë i ushtarëve të së njëjtës UÇK të “mirëorganizuar” në TMK dhe FSK nga vetë ndërkombëtarët, ku janë bërë mbi dy dekada që kanë investuar me qindra miliona euro, paradoksalisht prej vetë atyre ende nuk po konsiderohet i denjë për ushtri të rregullt.

Që ta bëjnë trashëgimtaren e UÇK-së, FSK-në, ushtri të rregullt dhe të mirëorganizuar, përfshirë edhe tranzicionin 10 vjeçar, ndërkombëtarëve në Kosovë po u duhen plot 30 vjet. Ndërsa, që ta gjykojnë UÇK-në si të mirëorganizuar, ndërkombëtarëve në Hagë po u mjaftojnë përpjekjet disa vjeçare të një grupi të vogël atdhetarësh dhe më pas një organizim gjithëpopullor njëvjeçar.

Në anën tjetër, Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, duke u etiketuar si Grup i Përbashkët Kriminal, po pretendojnë se e ka udhëhequr një konflikt për kontrollim të territorit në tërë Kosovën. Ndërsa, po të njëjtit, me marrëveshje kishin pranuar që pas luftës i tërë territori i Kosovës të administrohej nga ndërkombëtarët.

Dita e Forcës sot po shënohet pa ata që e krijuan Forcën e Sigurisë së Kosovës. Dalja e parë publike e UÇK-së nesër shënohet pa shumicën e atyre që e themeluan UÇK-në.

Kosova po e pret 28 Nëntorin, ditën e shqiptarëve, po shqiptarët e saj të mëdhenj. Këta që po flasin në emër të Kosovës, s’kanë as trashëgimi dhe as histori!

RELATED ARTICLES

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti do të takohet me kryeministrin bullgar Petkov

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot do të takojë kryeministrin e Republikës së Bullgarisë, Kirill Petkov i cili gjatë ditës së...

Ademi: Kuadrot e BDI-së kanë rol kyç në proceset strategjike

Kuvendi republikan në ditën e dytë vazhdon seancën plenare me pikë të vetme të rendit të ditës – zgjedhjen e Qeverisë, e cila duhet...

Vjollca Ademi i reagon Ilire Dautit: BDI avancoi gruan, rrituni, dilni nga puberteti politik!

Ndaj deputetes opozitare Ilire Dauti ka reaguar deputetja e BDI-së, Vjollca Ademi. Ajo ftoi ASh-në që të shoh gabimet e veta, duke ia kujtuar koalicionet që...

Most Popular

Modelen shqiptare e ngatërrojnë me një modele të huaj, ndjekësit e “mbysin” me sms suporti

E njohur per bukurine e saj dhe per hijeshine prej perendeshe bukurie modelja Franceska Rustem ka qene se fundmi protagoniste e nje prej videove...