Wednesday, January 19, 2022
Home Lajme Grubi: A e ka pyetur opozita shqiptare VMRO-në se a do ti...

Grubi: A e ka pyetur opozita shqiptare VMRO-në se a do ti realizojë detyrimet e Marrëveshjes së Prespës?!

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi mes shumë çështjes tjera të diskutuara me gazetarin Nazim Rashidi duke diskutuar mbi koalicionin e opozitës shqiptare me Levicën dhe VMRO-në ka potencuar se programi i kësaj shumice me Levicën kishte vetëm një pikë të rrëzojë Qeverinë dhe asnjë busullë tjetër orientuese për të ardhmen e shëndoshë të vendit.

Ai madje publikisht ka pyetur partitë opozitare shqiptare se a e kanë pyetur dhe konsultuar VMRO-në se çdo të bëjë me detyrimet e Marrëveshjes së Prespës të cilën kategorikisht dhe haptas e kanë kundërshtuar.

“Ju kujtohen nënshkrimet, fotografia e asaj nate. Më thoni çfarë programi kishte ajo shumicë e Levicës? Një pikë kishte ta rrënon Qeverinë. Po ta pysje VMRO-në zgjedhje të parakohshme, po ta pysje Besën diçka tjetër, po ta pysje Aleancën diçka tjetër, po ta pysje Levicën diçka tjetër, nuk dinin se çka do të bënin të nesërmen. A është njëra anti Nato, a është tjetra anti Kosovë, anti BE, a do ti zbatojë VMRO DPMNE-ja detyrimet e Marrëveshjes së Prespës, a do të bëjë pasaportat me emrin e ri kushtetues, a do ti bëjë letërnjoftimet me emrin e ri kushtetues, a do ti bëjë çertifikatat e lindjes me emrin e ri kushtetues, a do ti bëjë VMRO-ja këto? A do ti zbatojë të gjitha obligimet që i ka Marrëveshja e Prespës që akoma duhet të zbatohen e lëre më të arrijnë Marrëveshje me Bullgarinë, ta miraton, ta ratifikon në Parlament dhe ta zbaton atë në praktikë. A i kanë pyetë këto? Çka do bën kjo shumicë e re parlamentare me Korridorin 8, çka do bënte me Korridorin 10D, çka do bënte me mbeturinat, çka do bënte me gazifikimin.” – është shprehur Grubi në emisionin 200 në Alsat M.

RELATED ARTICLES

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti do të takohet me kryeministrin bullgar Petkov

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot do të takojë kryeministrin e Republikës së Bullgarisë, Kirill Petkov i cili gjatë ditës së...

Ademi: Kuadrot e BDI-së kanë rol kyç në proceset strategjike

Kuvendi republikan në ditën e dytë vazhdon seancën plenare me pikë të vetme të rendit të ditës – zgjedhjen e Qeverisë, e cila duhet...

Vjollca Ademi i reagon Ilire Dautit: BDI avancoi gruan, rrituni, dilni nga puberteti politik!

Ndaj deputetes opozitare Ilire Dauti ka reaguar deputetja e BDI-së, Vjollca Ademi. Ajo ftoi ASh-në që të shoh gabimet e veta, duke ia kujtuar koalicionet që...

Most Popular

Modelen shqiptare e ngatërrojnë me një modele të huaj, ndjekësit e “mbysin” me sms suporti

E njohur per bukurine e saj dhe per hijeshine prej perendeshe bukurie modelja Franceska Rustem ka qene se fundmi protagoniste e nje prej videove...