Wednesday, January 19, 2022
Home Lajme Ahmeti për "Vecernji": Integrimi në BE nënkupton lëvizjen e lirë të qytetarëve...

Ahmeti për “Vecernji”: Integrimi në BE nënkupton lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe standard më të mirë jetësor

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti duke folur në një intervistë për të përditshmen kroate Vecernji, ka theksuar se lufta e UÇK-së ishte e pastër dhe e njejta është vërtuar në shumë procese ndërkombëtare.

“Lufta e UÇK-së ishte e pastër, çlirimtare dhe respektuese e konventave ushtarake dhe kjo është vërtetuar në disa gjykime ndërkombëtare deri më tani. Unë kam bashkëpunuar plotësisht me institucionet e drejtësisë ndërkombëtare në interes të së vërtetës dhe pres që e vërteta të dalë në shesh. Ngjarjet në Kosovë mbi 20 vjet janë përcjellë nga afër nga të gjitha institucionet dhe tashmë ka pasur disa procese gjyqësore që kanë të bëjnë me luftën çlirimtare të Kosovës. Thaçi, Veseli, Jakupi dhe Selimi kanë treguar përgjegjësi të madhe individuale dhe respekt për sundimin e ligjit dhe besoj se pafajësia e tyre në këtë proces do të dëshmohet në një proces transparent” – ka theksuar kështu kryetari i BDI-së Ahmeti.

I pyetur se herë pas here hapet tema e krijimit të Shqipërisë së Madhe, Ahmeti ka shtuar se tashmë flitet për një standard më të mirë jetësor,për një Europë pa kufinj nga Stokholmi në Athinë.

“Po flasim për Europën pa kufinj, nga Stokholmi në Athinë pa kufij, po flasim për Europën si një shtëpi, po flasim për lëvizje të lirë të qytetarëve, një standard më të mirë jetese, shëndet më të mirë, arsim… etj. Besoj se me integrimin e të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor në familjen europiane, rrallë do të përballemi me dilema të tilla në të ardhmen. Në një Europë të madhe dhe të bashkuar, ne të gjithë do të jemi të mëdhenj”-  potencoi Ahmeti.

RELATED ARTICLES

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti do të takohet me kryeministrin bullgar Petkov

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot do të takojë kryeministrin e Republikës së Bullgarisë, Kirill Petkov i cili gjatë ditës së...

Ademi: Kuadrot e BDI-së kanë rol kyç në proceset strategjike

Kuvendi republikan në ditën e dytë vazhdon seancën plenare me pikë të vetme të rendit të ditës – zgjedhjen e Qeverisë, e cila duhet...

Vjollca Ademi i reagon Ilire Dautit: BDI avancoi gruan, rrituni, dilni nga puberteti politik!

Ndaj deputetes opozitare Ilire Dauti ka reaguar deputetja e BDI-së, Vjollca Ademi. Ajo ftoi ASh-në që të shoh gabimet e veta, duke ia kujtuar koalicionet që...

Most Popular

Modelen shqiptare e ngatërrojnë me një modele të huaj, ndjekësit e “mbysin” me sms suporti

E njohur per bukurine e saj dhe per hijeshine prej perendeshe bukurie modelja Franceska Rustem ka qene se fundmi protagoniste e nje prej videove...