Wednesday, January 19, 2022
Home Lajme Ahmeti për "Vecernji" : Jemi të gatshëm për një kompromis dinjitoz me...

Ahmeti për “Vecernji” : Jemi të gatshëm për një kompromis dinjitoz me Bullgarinë

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti duke folur në një intervistë për të përditshmen kroate Vecernji, ka përmendur edhe kontestin me Bullgarinë duke thënë se me zgjidhjen e qeverisë së re në Sofje, do të ulen për të zgjidhur çështjen në muajt e parë të vitit të ardhshëm.

“Besoj dhe po punojmë intensivisht. Vendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ballkanit Perëndimor është në familjen europiane. Besoj thellësisht se të gjitha përpjekjet tona, si dhe mbështetja e parezervë e partnerëve tanë strategjikë, BE-së dhe Shteteve të Bashkuara, së shpejti do të jap fryte. Kërkesave të Sofjes i kemi dhënë tashmë përgjigje konstruktive dhe shpresojmë që me zgjedhjen e qeverisë së re në Bullgarinë fqinje të ulemi në tavolinë dhe ta zgjidhim çështjen në muajt e parë të vitit 2022. Ne jemi gati për një kompromis dinjitoz. Rruga europiane nuk ka alternativë për ne” – ka theksuar Ahmeti.

Ndërsa i pyetur se sa ka ndikim Serbia në politikat e caktuara partiake në Maqedoni dhe a beson se ata duan të destabilizojnë vendin dhe rajonin, Ahmeti shton se vendi i Ballkanit Perendimor është në BE.

“Siç e përmenda, vendi i Ballkanit Perëndimor është në BE. E them këtë sepse përderisa është e pranishme ideja dhe përpjekjet për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, mundësia e destabilizimit të vendit dhe rajonit është e pamundur. Serbët në Maqedoninë e Veriut janë të organizuar në partitë e tyre dhe janë pjesë e koalicioneve me LSDM-në dhe VMRO-në dhe besoj se janë në komunikim me Beogradin, por nuk besoj se kanë mundësi apo motiv për të destabilizuar vendin” – potencoi Ahmeti.

RELATED ARTICLES

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti do të takohet me kryeministrin bullgar Petkov

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot do të takojë kryeministrin e Republikës së Bullgarisë, Kirill Petkov i cili gjatë ditës së...

Ademi: Kuadrot e BDI-së kanë rol kyç në proceset strategjike

Kuvendi republikan në ditën e dytë vazhdon seancën plenare me pikë të vetme të rendit të ditës – zgjedhjen e Qeverisë, e cila duhet...

Vjollca Ademi i reagon Ilire Dautit: BDI avancoi gruan, rrituni, dilni nga puberteti politik!

Ndaj deputetes opozitare Ilire Dauti ka reaguar deputetja e BDI-së, Vjollca Ademi. Ajo ftoi ASh-në që të shoh gabimet e veta, duke ia kujtuar koalicionet që...

Most Popular

Modelen shqiptare e ngatërrojnë me një modele të huaj, ndjekësit e “mbysin” me sms suporti

E njohur per bukurine e saj dhe per hijeshine prej perendeshe bukurie modelja Franceska Rustem ka qene se fundmi protagoniste e nje prej videove...