Wednesday, January 19, 2022
Home Lajme Ahmeti për Vecernji: Roli i BDI-së në këto procese momentale është i...

Ahmeti për Vecernji: Roli i BDI-së në këto procese momentale është i madh

Duke folur më tej për pozitën e shqiptarëve në RMV dhe grupeve tjera etnike se kush vendos për të qenë në pushtet, Ahmeti në intervistën e tij për të përditshmen kroate Vecernji thekson se qytetarët vendosin se kush do jetë në pushtet dhe se roli i BDI-së në proceset momentale është i një rëndësie të madhe.

Edhe pse ka shumë grupe etnike, maqedonase dhe shqiptare, cili është zëri i shqiptarëve që vendosin se kush do jetë në pushtet?

Qytetarët vendosin për ne. Nga viti 2002 e deri më sot kam respektuar zërin e qytetarëve të cilët në shumicë dërrmuese vendosin t’i japin mbështetjen e tyre BDI-së. Ne përpiqemi t’u shërbejmë qytetarëve në mënyrë të ndershme dhe transparente dhe ata e vlerësojnë këtë. Ajo që premtojmë dhe përmbushim dhe tregojmë është se ne në BDI jemi faktor përcaktues për shumicën në vendin tonë, e bëjmë me përgjegjësi, konstruktivitet dhe me dinjitet në interes të të gjithë qytetarëve tanë. Sot Maqedonia e Veriut është anëtare e NATO-s, me një pjesë të plotë të përmbushjes normative të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, me dritë jeshile për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe roli i BDI-së në këto procese është i madh, ka thënë më tej Ahmeti.

I pyetur më tej se nuk mjaftoi që Zaev të jap dorëheqje, VMRO-DPMNE po bllokon punën në parlament, por është shumë e vështirë të ndalosh njerëzit që janë munduar të mbështesin shqiptarët etnikë për të ngritur mbështetjen e tyre për Zaevin si kryeministër?

Çdo deputet merr vendime që duhet të justifikojnë pritshmëritë e zgjedhësve të tyre. Për mua ishte shumë e rëndësishme vazhdimi i rrugës së dialogut me fqinjët dhe zbatimi i marrëveshjeve dypalëshe për të mos bllokuar rrugën drejt Bashkimit Europian dhe bindje të ngjashme kishin edhe deputetët që nuk mbështetën një nismë regresive për rrëzimin e qeverisë. Është domethënëse që Brukseli, Uashingtoni, por edhe Sofja dhe Athina kanë një partner në Shkup që është i qëndrueshëm dhe ndan të njëjtat bindje. Maqedonia e Veriut nuk duhet të lejojë të lundrojë në ujëra të zeza dhe pasiguri, ka shtuar më tej Ahmeti.

RELATED ARTICLES

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti do të takohet me kryeministrin bullgar Petkov

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot do të takojë kryeministrin e Republikës së Bullgarisë, Kirill Petkov i cili gjatë ditës së...

Ademi: Kuadrot e BDI-së kanë rol kyç në proceset strategjike

Kuvendi republikan në ditën e dytë vazhdon seancën plenare me pikë të vetme të rendit të ditës – zgjedhjen e Qeverisë, e cila duhet...

Vjollca Ademi i reagon Ilire Dautit: BDI avancoi gruan, rrituni, dilni nga puberteti politik!

Ndaj deputetes opozitare Ilire Dauti ka reaguar deputetja e BDI-së, Vjollca Ademi. Ajo ftoi ASh-në që të shoh gabimet e veta, duke ia kujtuar koalicionet që...

Most Popular

Modelen shqiptare e ngatërrojnë me një modele të huaj, ndjekësit e “mbysin” me sms suporti

E njohur per bukurine e saj dhe per hijeshine prej perendeshe bukurie modelja Franceska Rustem ka qene se fundmi protagoniste e nje prej videove...