Wednesday, January 19, 2022
Home Lajme Ahmeti për Vecernji: Vendimi i Zaevit i nxituar, stabilizuam shumicën parlamentare

Ahmeti për Vecernji: Vendimi i Zaevit i nxituar, stabilizuam shumicën parlamentare

Në një intervistë për të përditshmen kroate Vecernji, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka folur mbi situatën politike në vend, a ka mbleshtetjen e BDI-së kryeministri Zaev dhe pozitën e kryeministrit.

Cila është situata aktuale politike në Maqedoninë e Veriut pasiqë kryeministri Zoran Zaev nuk fitues në zgjedhjet lokale dhe a ka mbështetje e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI)?

Ahmeti ka thënë se Zaev nuk kishte nevojë të dorëhiqet pasiqë ishte nxiruar.

Dorëheqja e kryeministrit Zaev ishte e panevojshme dhe e nxituar. Ne ishim kundër dhe avokuam për vazhdimin e punës së shumicës parlamentare sepse e fituam mandatin në zgjedhjet e Korrikut 2020 dhe nuk ka lidhje me rezultatin e zgjedhjeve lokale. Pas krizës në shumicën parlamentare, z. Zaev e tërhoqi përkohësisht dorëheqjen për të konsoliduar atë. Tashmë kemi arritur marrëveshje me partinë Alternativa, e cila ka 4 deputetë dhe pritet që në fillim të vitit të ardhshëm të zgjedhim kabinetin e ri, i cili shpresoj të punojë deri në vitin 2024 për të vendosur për programin e qeverisë, ka theksuar Ahmeti.

Më tej Ahmeti ka folur edhe për partnerin e koalicionit LSDM si dhe nxitimin për të mos futur vendin në krizë.

Unë dhe të gjithë ne në BDI, dhe jo vetëm, por edhe të gjithë partnerët e tjerë të koalicionit të LSDM-së, ishim kundër dorëheqjes së kryeministrit Zaev dhe menduam se ishte një vendim i nxituar që do të na fute në krizë, që në fakt dhe ndodhi. Në disa takime me të ia prezantova qëndrimet tona dhe më vjen mirë që z. Zaev vendosi të shtyjë dorëheqjen për të stabilizuar shumicën në Kuvend dhe kjo ndodhi. Vendimi ishte vetëm i saktë, sepse vendi mund të përballej me pasiguri të mëdha me zgjedhjet e pashmangshme të parakohshme parlamentare që do të na pengonin si në rrugën europiane ashtu edhe në realizimin e projekteve. Në fund të fundit, ne humbëm një vit të tërë për shkak të 3 zgjedhjeve radhazi në Bullgari dhe mungesës së një qeverie për të negociuar ndjeshëm. Tani që kemi një partner në Sofje për dialog, nuk duhet ta zhysim vendin tonë në një krizë institucionale, ka thënë më tej kryetari i BDI-së Ahmeti.

RELATED ARTICLES

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti do të takohet me kryeministrin bullgar Petkov

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot do të takojë kryeministrin e Republikës së Bullgarisë, Kirill Petkov i cili gjatë ditës së...

Ademi: Kuadrot e BDI-së kanë rol kyç në proceset strategjike

Kuvendi republikan në ditën e dytë vazhdon seancën plenare me pikë të vetme të rendit të ditës – zgjedhjen e Qeverisë, e cila duhet...

Vjollca Ademi i reagon Ilire Dautit: BDI avancoi gruan, rrituni, dilni nga puberteti politik!

Ndaj deputetes opozitare Ilire Dauti ka reaguar deputetja e BDI-së, Vjollca Ademi. Ajo ftoi ASh-në që të shoh gabimet e veta, duke ia kujtuar koalicionet që...

Most Popular

Modelen shqiptare e ngatërrojnë me një modele të huaj, ndjekësit e “mbysin” me sms suporti

E njohur per bukurine e saj dhe per hijeshine prej perendeshe bukurie modelja Franceska Rustem ka qene se fundmi protagoniste e nje prej videove...