Wednesday, January 19, 2022
Home Lajme Danella Arsovska “fshin” nga harta e investimeve komunat shqiptare Çair dhe Saraj

Danella Arsovska “fshin” nga harta e investimeve komunat shqiptare Çair dhe Saraj

Në buxhetin e vitit 2022 Qyteti i Shkupit nuk ka parashikuar ndërtimin apo rindërtimin as edhe të një rruge në komunën e Çairit dhe atë të Sarajit, komuna këto të banuara me shumicë shqiptare, shkuan tokasot.com

Kryetarja e qytetit të Shkupit Danella Arsovska e zgjedhur me votat e Aleancës së Ziadin Selës dhe Alternativës së Afrim Gashit ka “fshirë” nga harta e investimeve komunat shqiptare Çair dhe Saraj si dhe atë të Shuto Orizares.

Qyteti i Shkupit për vitin 2022 ka paraparë që të rindërtoj rrugën “Teodosij Gologanov” dhe “Kuzman Josifovski-Pitu”, por rrugë këto të cilat ndodhen në komunën Qendër.

Gjithashtu kryetarja e Shkupit Danella Arsovska e zgjedhur me vota të VMRO-DPMNE-së, Levicës, Aleancës dhe Alternativës do të ndërtojë urën në bulevardin “Lublanska” në komunën Karposh, akset rrugore në “Momin Potok” dhe bulevardin “Nikola Karev” si dhe rrugën Ruzvetova.

Arsovska bashkë me këshillin e qytetit të përbërë nga VMRO, Levica, Aleanca dhe Alternativa kanë dhënë dritë jeshile që të investohet në modernizimin e rrugës “Luka Gerov” në komunën Gjorçe Petrov, poashtu edhe bulevardin “Boris Trajkovski” dhe rrugën “Dimo Haxhi Dimov”, “Eseninova” në komunën Kisella Vodë.

Kryetarja e qytetit të Shkupit e zgjedhur me votat e Ziadin Selës dhe Afrim Gashit gjatë vitit 2022 do të ndërtoj urën “ASNOM” dhe rrugën “Vasko Karangeleski” në komunën e Aerodromit.

Ndërkohë komuna e Çairit, ajo e Sarajit dhe Shuto Orizares gjatë vitit 2022 mbeten jetime pasi që sipas ndarjes së buxhetit nga ana e kryetares së VMRO-së, Levicës, Aleancës dhe Alternativës, Danella Arsovska nuk është planifikuar asnjë intervenim apo rindërtim i ndonjë rruge edhe përkundër faktit se buxheti me qëllim modernizimin e infrastrukturës në qytetin e Shkupit është rritur për 7 milionë euro!

Burimi: tokasot.com

RELATED ARTICLES

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti do të takohet me kryeministrin bullgar Petkov

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot do të takojë kryeministrin e Republikës së Bullgarisë, Kirill Petkov i cili gjatë ditës së...

Ademi: Kuadrot e BDI-së kanë rol kyç në proceset strategjike

Kuvendi republikan në ditën e dytë vazhdon seancën plenare me pikë të vetme të rendit të ditës – zgjedhjen e Qeverisë, e cila duhet...

Vjollca Ademi i reagon Ilire Dautit: BDI avancoi gruan, rrituni, dilni nga puberteti politik!

Ndaj deputetes opozitare Ilire Dauti ka reaguar deputetja e BDI-së, Vjollca Ademi. Ajo ftoi ASh-në që të shoh gabimet e veta, duke ia kujtuar koalicionet që...

Most Popular

Modelen shqiptare e ngatërrojnë me një modele të huaj, ndjekësit e “mbysin” me sms suporti

E njohur per bukurine e saj dhe per hijeshine prej perendeshe bukurie modelja Franceska Rustem ka qene se fundmi protagoniste e nje prej videove...