Wednesday, January 19, 2022
Home Lajme BDI: Skandaloze, Taravari citon Hitlerin, të kërkojë falje dhe të fshijë postimin...

BDI: Skandaloze, Taravari citon Hitlerin, të kërkojë falje dhe të fshijë postimin menjëherë

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar sot ndaj një postimi të publikuar nga ana e kryetarit të Komunës së Gostivarit dhe sekretarit të përgjithshëm të Aleancës, Arben Taravari në rrjetin social Facebook ku ka cituar Adolf Hitlerin.

“E pabesueshme, por fatkeqësisht e vërtetë. Kryetari i komunës së Gostivarit dhe Sekretar i Përgjithshëm i Aleancës për shqiptarët, Arben Taravari, sjell Adolf Hitlerin në politikën e Maqedonisë së Veriut nëpërmjet një metafore të papranueshme, skandaloze, të tmerrshme dhe të pakuptimitë e të pa provokuar të shkruar në faqen e tij në Facebook.

Taravari paturpësisht citon Hitlerin të ketë thënë: “meqë populli na votoi ne, tani le të durojë dhe vdekjet!”

Taravari pa asnje vonesë duhet përulësisht të kërkojë falje të gjitha viktimave, familjeve të tyre, qytetarëve dhe ta fshijë menjëherë postimin e tij në Facebook.

Gjithashtu, të gjithë anëtarët dhe udhëheqësia e partisë së tij duhet që menjëherë ta dënojnë këtë akt të papranueshëm dhe të distancohen nga qëndrimi absurd i Taravarit.

Kërkojmë edhe nga bota akademike, opinionbërësit, mediat dhe gazetarët, shoqatat joqeveritare ta ngrisin zërin kundër këtij qëndrimi të Arben Taravarit i cili nuk ka vend në shoqërinë tonë.” – thuhet në reagimin e BDI-së.

RELATED ARTICLES

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti do të takohet me kryeministrin bullgar Petkov

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot do të takojë kryeministrin e Republikës së Bullgarisë, Kirill Petkov i cili gjatë ditës së...

Ademi: Kuadrot e BDI-së kanë rol kyç në proceset strategjike

Kuvendi republikan në ditën e dytë vazhdon seancën plenare me pikë të vetme të rendit të ditës – zgjedhjen e Qeverisë, e cila duhet...

Vjollca Ademi i reagon Ilire Dautit: BDI avancoi gruan, rrituni, dilni nga puberteti politik!

Ndaj deputetes opozitare Ilire Dauti ka reaguar deputetja e BDI-së, Vjollca Ademi. Ajo ftoi ASh-në që të shoh gabimet e veta, duke ia kujtuar koalicionet që...

Most Popular

Modelen shqiptare e ngatërrojnë me një modele të huaj, ndjekësit e “mbysin” me sms suporti

E njohur per bukurine e saj dhe per hijeshine prej perendeshe bukurie modelja Franceska Rustem ka qene se fundmi protagoniste e nje prej videove...