Wednesday, January 19, 2022
Home Lajme Qeveria siguron sasi shtesë të energjisë elektrike dhe ngrohjes

Qeveria siguron sasi shtesë të energjisë elektrike dhe ngrohjes

Qeveria në seancën e sotme të 133-të ka miratuar Vendim për marrjen e masës për sigurimin e sasive shtesë të energjisë elektrike në kushtet e krizës në furnizimin me energji elektrike.

Ky vendim parasheh që sasitë shtesë të energjisë elektrike të sigurohen nga prodhimi vendor, përkatësisht nga Kompania për prodhimin e energjisë elektrike dhe ngrohjes TE-TO SHA Shkup, e cila do të punojë shtatë ditë në javë në periudhën prej orës 05:00 të mëngjesit deri në 01:00 pas mesnate me fuqi të plotë, pra do të përmbushë kapacitetin maksimal të instaluar prej 227 megavat.

Këtë sasi të prodhuar shtesë të energjisë elektrike do ta blejë SHA “Elektrani e Severna Maqedoni” Shkup me mjete të veta. Vendimi hyn në fuqi sot dhe do të jetë i vlefshëm deri më 31.01.2022.

Sigurimi i sasive shtesë të energjisë elektrike do të sigurojë prodhim të nxehtësisë për distributorin e rregulluar të ngrohjes, i cili do të mundësojë furnizim të vazhdueshëm, cilësor dhe ekonomikisht të arsyeshëm me ngrohje qendrore për konsumatorët në qytetin e Shkupit dhe në të njëjtën kohë në momentin e situatës së krizës në furnizimin me energji elektrike, do të mundësohet kursimi i burimeve natyrore që SHA ESM përdor për prodhimin e energjisë elektrike.

RELATED ARTICLES

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti do të takohet me kryeministrin bullgar Petkov

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot do të takojë kryeministrin e Republikës së Bullgarisë, Kirill Petkov i cili gjatë ditës së...

Ademi: Kuadrot e BDI-së kanë rol kyç në proceset strategjike

Kuvendi republikan në ditën e dytë vazhdon seancën plenare me pikë të vetme të rendit të ditës – zgjedhjen e Qeverisë, e cila duhet...

Vjollca Ademi i reagon Ilire Dautit: BDI avancoi gruan, rrituni, dilni nga puberteti politik!

Ndaj deputetes opozitare Ilire Dauti ka reaguar deputetja e BDI-së, Vjollca Ademi. Ajo ftoi ASh-në që të shoh gabimet e veta, duke ia kujtuar koalicionet që...

Most Popular

Modelen shqiptare e ngatërrojnë me një modele të huaj, ndjekësit e “mbysin” me sms suporti

E njohur per bukurine e saj dhe per hijeshine prej perendeshe bukurie modelja Franceska Rustem ka qene se fundmi protagoniste e nje prej videove...